Aktualitet

SPAK mbyll hetimet për Etion Jokën: I dha 100 dollarë qytetarit në këmbim të votës

26 Nëntor 2021, 08:56 Nga DOSJA
SPAK mbyll hetimet për Etion Jokën: I dha 100 dollarë qytetarit

TIRANË – Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbylli sot hetimet për ish-kandidatin e LSI-së Etion Joka në zgjedhjet lokale të 25 prillit. 32-vjeçari akuzohet për veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje teksa u denoncua nga emisioni “Breaking” në “Top News” në 23 prill të këtij viti.

Pas publikimit të videos, ai u shpall në kërkim nga policia. Ai arrestua në datën 16 tetor.

Bashkë me të, SPAK ka dërguar në gjykatë edhe Elis Babon, i cili do të gjykohet për veprën penale “korrupsion pasiv në zgjedhje”. Ky i fundit doli në video duke marrë 100 dollarë nga Joka me premtim se do t’i jepte votën në 25 prill.

NJOFTIMI I SPAK
SPAK ka regjistruar kryesisht procedimin penal Nr.131/2021, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, bazuar në pamjet filmike të transmetuara në datën 23 Prill 2021 në median audiovizive, konkretisht në kanalin televiziv “Top News”.

Nga të dhënat e përfituara nga pamjet filmike, si dhe nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera në kuadër të këtij procedimi penal, rezultoi e provuar se: shtetasi Etion Joka, kandidat për deputet në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të datës 25 Prill 2021, i ka ofruar një shumë prej 100 (njëqind) USD, shtetasit Elis Babo, në këmbim të sigurimit të votave.

Në përfundim të hetimeve në datë 26.11.2021, Prokuroria e Posaçme ka përcjellë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për kalim për gjykim dhe aktet e procedimit penal Nr. 131/2021, ndaj të pandehurve:

1. Etion Joka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

2. Elis Babo, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.

Në 23 prill 2021, dy ditë para zgjedhjeve lokale, Etion Joka u filmua duke dhënë ryshfet 100 dollarë Elis Babos duke shpresuar se ai do t’i jepte votën në 25 prill. Më pas, ai u shpall në kërkim nga policia. Etion Joka u vu në pranga në datën 16 tetor.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet etion joka zgjedhjet e 25 prillit 2021 etion joka zgjedhjet e 25 prillit 2021

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2021, 08:29

VIDEO/ Rikthehen reshjet e dëborës në Dardhë

KORÇË– Rikthehen reshjet e dëborës në Dardhë. Në segmentin rrugor të Dardhës nga km i 9 deri tek i 11 ka patur reshje më të dendura. është das...