Aktualitet

Tentoi ti merrte me forcë makinën, kapet 34-vjeçari në Vlorë, mbante armë me vete

26 Nëntor 2021, 08:55 Nga DOSJA
Tentoi ti merrte me forcë makinën, kapet 34-vjeçari në

VLORË- Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi ka tentuar ti marrë me forcë makinën një personi tjetër.

Më përpara ai ishte ndaluar nga policia për armëmbajtje pa leje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Procedohen penalisht 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për krime kundër mjedisit.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin në kërkim S. S., 34 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 16.04.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se në datën 03.11.2021, në bashkëpunim me shtetasin S. J., i ndaluar më herët nga Policia, kanë tentuar të marrin në makinë forcërisht shtetasin A. S.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne vlore vlore arrestim ne vlore vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2021, 08:29

VIDEO/ Rikthehen reshjet e dëborës në Dardhë

KORÇË– Rikthehen reshjet e dëborës në Dardhë. Në segmentin rrugor të Dardhës nga km i 9 deri tek i 11 ka patur reshje më të dendura. është das...