Politike

VD-Marrëveshjet, Rama: Ëndërr e kahershme hekurudha Durrës-Prishtinë

26 Nëntor 2021, 09:18 Nga DOSJA
VD-Marrëveshjet, Rama: Ëndërr e kahershme hekurudha

ELBASAN– Kryeministri Edi Rama deklaroi se hekurudha Durrës-Prishtinë është një nga marrëveshjet që pritet të nënshkruhet nga dy vendet. Nga Elbasani, aty ku zhvillohet mbledhja mes Shqipërisë dhe Kosovës, Rama u shpreh se ndërtimi i kësaj hekurudhe është një ëndërr e kahershme.


Ndërkohë sfida e përbashkët është të rrisim zbatueshmërinë e marrëveshjeve dhe të realizojmë një sinergji të plot mes të dyja shteteve në të gjitha fushat. Sot e sjellim bashkëpunim e dy shteteve më pranë njerëzve. Me vjen mirë që sot angazhohemi për hapjen e pikës kufitare në Shishtavec, rregullimin e trafikut lokal të kufirit dhe lejeqendrimin. Zbatimi i planit të BE për investime në ballkanin perëndimor për të hartuar dhe përgatitur në mënyrë të mirë për të dyja vendet është një projekt i rëndësishëm. Hekurudha Durrës-Prishtinë, është një ëndërr e kahershme. Sot ne jemi me të drejtë të lehtësuar se hedhim një hap konkret, në varësi të këtij studimi do të mund të prezantojmë këtë projekt për të aksesuar fonde.Nga ana tjetër jemi shumë të qartë që në dy anët kemi nevoje të përmirësojmë kushtetet për shtimin e ekonomisë. Një pjesë e rëndësishme e kësaj janë më shumë inerci për të thënë jo se për të mos vazhduar me bllokimet e mëtejshme. Ta bëjmë të plotë ndërveprimin. Më vjen mirë që sot firmosim marrëveshjen për lehtësimin e mallrave në dogana. Jemi në kushtet kur të hapim më shumë hapësira.’- tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Mbledhja Kosovë-Shqipëri! Rama: Abetare e unifikuar. Kurti: Të punojmë si patriotë

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama mbledhja shqiperi-kosove edi rama mbledhja shqiperi-kosove

Sondazh

Poll