Politike

Leja 5 vjeçare, Rama:Pse nuk e hiqni,do martohen njerëzit,është pengesë psikologjike

26 Nëntor 2021, 09:58 Nga DOSJA
Leja 5 vjeçare, Rama:Pse nuk e hiqni,do martohen

ELBASAN– Kryeministri Edi Rama kërkoi nga dy ministrat e Brendshëm, të Shqipërisë dhe Kosovës që të hiqet leja 5-vjeçare që qytetarët e dy vendeve duhet të marrin. Gjatë mbledhjes së përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, kreu i qeverisë u shpreh se ka njerëz që duan të martohen e se kjo i pengon.


Rama: 1 pyetje kam, pse e bëni këtë lejen 5 vjet? Do martohen njerëzit dhe do vijnë prapë të ju t’ju konfirmojnë se janë bashkë. Pse nuk e hiqni, e marrin lejen nga familjet, juve ju njoftojnë. Me këtë njoftim ju thonë, pse duhet ë vijnë te ju. Mund të ma shpjegoni ju ministër? Puna është me kërku leje.

Ministri i brendshëm i Kosovës: Leja do të vlejë për studentët dhe të punësuarit

Rama: Hiqeni fare, se është pengesë psikologjike. Hiqeni si thoni, se mos ta heqim me vote se dilni në minorancë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama mbledhja shqiperi-kosove edi rama mbledhja shqiperi-kosove

Sondazh

Poll