Politike

VD-Rama: Rrisim numrin e konsullatave të përbashkëta, do kemi më shumë hapësira

26 Nëntor 2021, 09:41 Nga DOSJA
VD-Rama: Rrisim numrin e konsullatave të përbashkëta, do kemi

ELBASAN– Kryeministri Edi Rama u shpreh ditën e sotme se mes dy vendeve do të rriten konsullatat e përbashkëta. Nga Elbasani, kreu i qeverisë tha se do të ketë më shumë hapësira që shërbimet konsullore të dy vendeve të zhvillohen në godina të përbashkëta për qytetarët. Më tej, Rama tha se këto hapësira do të përdoren dhe për adresimin e problemeve që kanë qytetarët që janë jashtë kufirit.


Në vitet e fundit kemi bërë përpjekje për të linjëzimin e politikave tona të jashtme dhe të sigurisë dhe sot kemi kuadrin ligjor për të rritur numrin e përfaqësive diplomatike të përbashkëta. Tani jemi në kushtet kur realisht kemi një mundësi që të hapim më shumë hapësira që shërbimet konsullore të Shqipërisë e Kosovës të zhvillohen ne godina të përbashkëta për qytetarët tanë jashtë dhe është një racionalizimi i shpenzimeve. Në këtë mënyrë paguajmë më pak për të hapur hapësirat dhe të mund të financojë më shumë për të zhvilluar aktivitete në funksion të mbajtjes gjallë të gjithë atyre nevojave që duhen adresuar në pjesën jashtë kufirit e me diasporat tona.’- tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Mbledhja Kosovë-Shqipëri! Rama: Abetare e unifikuar. Kurti: Të punojmë si patriotë

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama mbledhja shqiperi-kosove takimi i qeverive shqiperi-kosove edi rama mbledhja shqiperi-kosove takimi i qeverive shqiperi-kosove

Sondazh

Poll