Politike

‘Shqipëria nuk ka tendera pa garë’/ Tomorri-Ramës: Ja ku e ke një që u bë sot

26 Nëntor 2021, 08:04 Nga DOSJA
‘Shqipëria nuk ka tendera pa garë’/ Tomorri-Ramës: Ja

TIRANË– Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar një tender i cili është pa garë. Kjo është përgjigjia që gazetari ka për kryeministrin Edi Rama i cili ditën e djeshme deklaroi në emisionin ‘Të paekspozuarit’ se në Shqipëri nuk ka prokurime të drejtëpërdrejta apo tendera pa garë. Tomorri me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’, thotë se po dje, është hapur një tender i cili ka vetëm një kompani në garë. Ai jep detaje për këtë tender të hapur që sipas tij janë të qeverisë.

POSTIMI:

Degjova kryeministrin qe po thote tek “Te paekspozuarit” se ne Shqiperi nuk ka prokurime te drejteperdrejta dhe tendera pa gare. Se tek Rindertimi kane marre pjese 400 kompani etj etj. Ja ku e ke nje tender me gare te madhe qe eshte bere sot.Objekti: Mirëmbajtja e pajisjeve ABB_PLS/SDH/MPLS-TP/ në periudhen 2021-2024.Fondi limit: 97 652 000 lekeKa marr pjese ne gare vetem nje kompani. Oferta fituese: 97 644 600 lekeNe 976 mije e 520 dollare jane kursyer 74 dollare. Pra 99.994 per qind e fondit limit. Tek ofertues qe ofron cmim 99.994 per qind te fondit limit. Pse e ofron ky kete lloj oferte?Sepse e di qe ska tjeter ne gare dhe se do e fitoje. Sepse do qe t’i marre edhe piken e fundit te gjakut taksapaguesve. Keto jane tenderat me gare te qeverise, qe vijne ere me milje larg. Keta po bejne gare kush shkon me shume afer 100 per qindeshit te fondit limit, kryeministri thote nuk ka prokurime te drejteperdrejta ketu.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama klodian tomorri edi rama klodian tomorri

Sondazh

Poll