Politike

“Lulzim, nuk të lë padroni yt Rama”, Vasili sulmon Bashën: Je skllav i Rilindjes

26 Nëntor 2021, 10:27 Nga DOSJA
“Lulzim, nuk të lë padroni yt Rama”, Vasili sulmon

TIRANË – N/kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili reagoi i prerë ndaj kryetarit të PD-së Lulzim Basha se nuk do të ketë më bashkëpunim mes PD-së dhe LSI-së. Në rrjetet sociale, deputeti i LSI-së kërkon përgjigje nga kryedemokrati Basha se përse nuk ka pranuar propozimin që LSI-ja të kishte një anëtar të vetën në Komisionin Hetimor për Incerenatorët. Ai akuzon Bashën se sa herë që LSI-ja dilte në deklarata për të denoncuar me emra personat e përfshirë në aferën e incerenatorëve, PD-ja devijonte vëmendjen e publikut.

Vasili e konsideron Bashën si “skllav të rilindjes dhe limon të shtrydhur”.

POSTIMI I PETRIT VASILIT

Lulzim ti je vetem nje skllav pa sherim i rilindjes dhe do te perfundosh si nje limon i shtrydhur i saj.

Ditën e djeshme në emisionin “Open”, kryedemokrati Lulzim Basha fajësoi presidentin llir Meta se me deklaratat ekstreme dy javë para zgjedhjeve të 25 prillit dëmtoi opozitën në garë me mazhorancën socialiste. Megjithatë, ai la të hapur mundësinë se nëse Meta pas mbylljes së mandatit presidencial ndan të njëjtën axhendë politike me të, ekziston mundësia e bashkëpunimit.

Tashmë mes Bashës dhe Metës ka nisur një konflikt politik teksa kreu i PD-së e akuzon Metën si pjesë të “Trekëndëshit të Bermudës Rama-Meta-Berisha”. Presidenti e fajësoi Bashën për tërheqjen nga reforma territoriale, reforma në drejtësi, bojkotimin e zgjedhjeve lokale të 2019 dhe djegien e mandatave parlamentare.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilir meta lsi lulzim basha petrit vasili trekendeshi i bermudes ilir meta lsi lulzim basha petrit vasili trekendeshi i bermudes

Sondazh

Poll