Politike

‘Dibra’ dhe ‘Durrësi’/ Rama ngatërron dosjet: 17 veta janë dënuar, kjo është..

26 Nëntor 2021, 07:39 Nga DOSJA
‘Dibra’ dhe ‘Durrësi’/ Rama ngatërron dosjet:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u ngatërrua mbrëmjen e djeshme gjatë emisionit Të paekspozuarit për dosjen e Dibrës dhe të Durrësit. I pyetur se si ka përfunduar hetimit për dosjen e Dibrës, kreu i qeverisë tha se janë dënuar 17 persona, duke e ngatërruar me atë të Durrësit.

Gjykimi për dosjen e Dibrës ende vazhdon në gjykatë përmes një procesi që zvarritet prej vitesh, por kryeministri Rama tha se për të janë dënuar 17 persona.

REPLIKAT:

Andi Tela: Si përfundoi hetimi për dosjen e Dibrës?

Edi Rama: Me 17 veta në burg

Andi Tela: Disa kishin vdekur, por s’ka problem!

Edi Rama: Tani ju doni që të jeni ju regjimi, të caktoni ju se kush do të dënohet. Fakti që ju keni vendosur që duhet të dënohen disa njerëz që nuk kanë lidhje me atë që thoni ju, nuk do të thotë që këtu ka regjim që kontrollon drejtësinë. Si janë nën presion hetuesit. A është e mundur që të jeni jug aim

Gazetarët: Po, mo patjetër

Edi Rama: Jeni ju gabim prandaj ka mundësi, keni arritur në konkluzione të gabuara

Andi Tela Cështja ka shkuar në Gjykatë dhe është ndërruar gjykatësi.

Edi Rama: 17 veta të dënuar

Andi Tela: Po flasim për pjesën e hetimit të Dibrës. Eshtë katandisur Dosja, ata janë komisionerë të Shijakut, po flasim për Dibrën.

Edi Rama: 17 veta të dënuar, kjo është. Cfarë mendoni ju se më nxirrni mua duke folu nëpër telefona dhe doni të ngrihen akuza. Pse muhabete telefonash do flasim ne?

Dosja e Dibrës, dosja 184 heton manipulimin e votave në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2016. Aty doli në përgjime edhe kryeministri Edi Rama që i kërkonte arritjen e objektivave një personi të quajtur Arben Keshi, i cili u përgjua duke folur për shitblerjen e votave.

Dosja e Durrësit, u protokollua si dosja 339. Aty u hetuan manipulimet dhe presionet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 në disa qarqe. Në përgjimet e prokurorëve dalin komunikimet e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako që bisedon me disa persona me precedentë penalë, të arrestuar më pas për trafik droge dhe që punonin për Partinë Socialiste. Gjykata e Durrësit ka vendosur që të dënojë me burg 21 komisionerët e Shijakut, të cilët akuzoheshin se kishin kryer krime zgjedhore në procesin e vitit 2017.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike dosja e dibres dosja e durresit edi rama dosja e dibres dosja e durresit edi rama

Sondazh

Poll