Aktualitet

Nga kanosja te dhuna në familje, 2 persona të arrestuar dhe dy procedime në Elbasan

26 Nëntor 2021, 08:46 Nga DOSJA
Nga kanosja te dhuna në familje, 2 persona të arrestuar dhe dy

ELBASAN – Drejtoria e policisë së Elbasanit arriti të arrestonte dy persona dhe të ndiqte penalisht dy të tjerë për vepra të ndryshme penale. 51-vjeçari D.XH. u ndalua pasi ka përplasur makinën e tij me atë të 34-vjeçares A.G. Raportohet se ai ka qenë gjendje të dehur dhe më pas e ka kanosur drejtuesen e automjetit tjetër.

I arrestuari tjetër është 35-vjeçari F.K. nga Gramshi. Ai akuzohet se ka kryer dhunë në familje.

Në gjendje të lirë u proceduan K.Ç., 48 vjeç dhe E.I., 37 vjeç. Ndaj tyre rëndon akuza e prerjes së paligjshme të drurëve në pyje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Vihet në pranga dhe 1 shtetas i shpallur në kërkim.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Kanosja”, shtetasin D. XH., 51 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet tjetër që drejtohej nga shtetasja A. G., 34 vjeçe, duke shkaktuar vetëm dëme materiale, dhe pas përplasjes së mjeteve e ka kanosur me fjalë 34-vjeçaren.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasit: K. Ç., 48 vjeç, banues në Elbasan dhe E. I., 37 vjeç, banues në Gramsh, pasi u konstatuan duke transportuar me një mjet tip kamionçinë, dru të prera në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh u kap shtetasi F. K., 35 vjeç, banues në Gramsh, i shpallur në kërkim policor nga Komisariati i Policisë Nr. 6 Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

35-vjeçari do t’i dorëzohet shërbimeve të DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident elbasan dhune ne familje i shpallur ne kerkim kombetar kanosje aksident elbasan dhune ne familje i shpallur ne kerkim kombetar kanosje

Sondazh

Poll