Politike

Rakipi: KESH bëri aferë të pistë në mes të krizës. Rama: Të hetohet

25 Nëntor 2021, 21:19 Nga DOSJA
Rakipi: KESH bëri aferë të pistë në mes të

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje me aferën e KESH, ku ka dhënë energji elektrike në momentuin që ka pasur vlerën më të lartë, ndërkohë që e ka marrë mbrapsht në momentin që vlente më pak. I ftuar në emisionin “Të Paezspozuarit” në MCN, Rama u shpreh se kjo gjë do të hetohet.

Ylli Rakipi: KESH ka shkëmbyer energji me Noa Trade Energy, duke ia dhënë ditën kur ka patur vlerë më të lartë dhe e ka marrë mbrapsht natën kur vlente më pak. Është shkëmbim ku ne humbasim para. 

Edi Rama: Procedurat e shkëmbimeve të energjisë, të blerjeve dhe shitjeve, janë procedura që duhen analizuar, sepse nuk shihen me sy të parë. Por, ajo që di të them është se kemi bërë përpjekje prej disa vitesh dhe jemi bllokuar nga Sekretariati i Energjisë në Bruksel për të bërë një model tjetër, për t’i vendosur nën një ombrellë, gjeneruesin dhe shpërndarësin. Sot që flasim janë dy entitete, që nuk kanë një sinegji me njëri tjetrin dhe rezulton pastaj në kosto për vendin. Në mënyrë brutale jemi penguar, liberalizimi, etj.

Ylli Rakipi: A duhen hetuar këto? Duket një aferë e pistë! 

Edi Rama: Patjetër ata që e kanë ta hetojnë. 

(I.A;f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama kesh ylli rakipi edi rama kesh ylli rakipi

Sondazh

Poll