Aktualitet

Moti i keq! Ndalohet dalja në det e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve në Vlorë

26 Nëntor 2021, 08:21 Nga DOSJA
Moti i keq! Ndalohet dalja në det e mjeteve të vogla lundruese dhe

VLORË– Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit në Vlorë do të ndalohet të vijojnë aktivitetin e tyre për shkak të përkeqësimit të motit. Udhëtimi i këtyre mjeteve do të jetë i ndaluar deri në fund të muajit nëntor, ku pritet që te këtë edhe një përmirësim të kushteve të motit. Nga ky urdhër ndalimi i lundrimit nuk janë prekur anijet e pasagjerëve apo anijet e tjera, të cilat nuk kanë asnjë kufizim.

Nga dita e sotme e deri në fund të muajit parashikohet mot me reshje dhe erëra të forta në gjirin e Vlorës. Në drejtimin Jug-JugLindje dhe Jug-JugPerëndim është forca 4-5 ballë brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7 ballë ,10-15m/s deri në 7-8 ballë/ 15-20m/s dhe lartësi dallgë nga 1.50 deri 3.50 metra.

Përmirësimi i situatës meteorologjike në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit parashikohet të jetë në fund të muajit.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet lundrimi ne vlore moti i keq ne shqiperi vlore lundrimi ne vlore moti i keq ne shqiperi vlore

Sondazh

Poll