Aktualitet

Izet Haxhia: S’e nxorra unë Azem Hajdarin në pritë, e qëlloi Fatmir Haklaj (DËSHMIA)

25 Nëntor 2021, 15:49 Nga DOSJA
Izet Haxhia: S’e nxorra unë Azem Hajdarin në pritë, e

TIRANË– Ish-truproja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia, ka dëshmuar sërish sot për vrasjen e Azem Hajdarit në gjykatë. Në rrëfimin e tij të sotëm, duke nisur nga viti 1997, aty ku e kishte lënë herën e shkuar, tregoi për marrëdhënien dhe takimet e tij me anëtarë të familjes Haklaj nga Tropoja. Po ashtu ai ka treguar edhe diskutimet lidhur se me çfarë ishte diskutuar për ta në mbledhjet e Partisë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij para togave të zeza, Haxhia tha se nuk e nxori ai në pritë Hajdarin, ish-deputetin e Partisë Demokratike, duke lënë të kuptohet se vrasja e tij ishte e planifikuar. Sipas tij, disa momente para se të vritej, Hajdari tha se Azem Hajdari kishte pasur një mbledhje me kreun e PD-së, Sali Berisha, e më pas ishte informuar se jashtë selisë kishte ndaluar një mjet me tritol. Po ashtu, në rrëfimin e siguruar nga BW, ai ka shtuar se ndaj Hajdarit ka qëlluar vetëm Fatmir Haklaj, e jo Jaho Mulosmani, i cili ndodhet pas hekurave, i dënuar me burg përjetë.

“Nuk e nxora unë Azem Hajdarin në pritë. Para se të vritej, Hajdari ishte në takim me Sali Berishën. Azemi u njoftua se jashtë PD ishte një mjet me tritol. Kur e informoi këshilltari, ishte në zyrën e Berishës. Kur doli te makina, Azemi trokiti te xhami. Jaho Mulosmani ishte shofer i makinës, nuk qëlloi. Ai që qëlloi ishte Fatmir Haklaj. Kur ndodhi ngjarja, unë isha me Halil Haklajn. Unë e Azemi kemi qenë bashkëthemelues të PD. Jam ndjerë shumë i përdorur. Vrasja u bë për të rrëzuar Fatos Nanon. Fatmir Haklaj më tha se nuk kishte shkuar për të vrarë Azemin,”- tha Haxhia.

Në 2006-n, Izet Haxhia u arrestua në Turqi, ndërsa në maj 2020 ai u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vite burg për vrasjen e deputetit Azem Hajdari. Ai pretendon se nuk ka pasur lidhje me atentatin e ndodhur jashtë selisë së PD-së, edhe pse u dënua si bashkëpunëtor. Haxhia kishte fituar azil politik në shtetin turk por u ekstradua në Shqipëri për të hapur edhe njëherë procesin gjyqësor për të ashtuquajturën “vrasja e shekullit”.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet fatmir haklaj izet haxhia jaho mulosmani sali berisha fatmir haklaj izet haxhia jaho mulosmani sali berisha

Sondazh

Poll