Aktualitet

Prokuroria e Kavajës regjistron procedimin për ‘vrasje’ në rrethana cilësuese

25 Nëntor 2021, 16:09 Nga DOSJA
Prokuroria e Kavajës regjistron procedimin për ‘vrasje’

KAVAJË– Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë ka regjistruar procedimin penal “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” në lidhje me vdekjen e 4 turistëve rusë në ambientet e hotelit ‘Gloria’ në Qerret të Kavajës.

Ngjarja ndodhi më 15 tetor të këtij viti, ku 4 persona u gjetën pa jetë brenda pishinës dimërore. Deri më tani mësohet se deri në këtë fazë të hetimit në dinamikë janë administruar një sërë aktesh e provash në funksion të çështjes të cilat janë në verifikim nga ana e prokurorisë.

Viktimat, Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe u gjetën të pajetë natën e 15 tetorit në ambientet e brendshme të hotel ‘Gloria’ në Qerret. Ata dyshohet se mund të kenë gjetur vdekjen për shkak të klorit të përdorur në pishinë. Por nuk përjashtohet as pista e një vrasjeje të mundshme.

Trupat e 4 turistëve u tërhoqën disa ditë më parë nga djali i vetëm i familjes, Aleksandër Burenkova. Dyshimet e para për vdekjen e tyre janë tek ndonjë asfiksi e mundshme për shkak të përdorimit të klorit në pishinë, por nuk përjashtohen edhe pistat e tjera të një vrasjeje me agjentë.

(k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 4 ruset e vdekur ne qerret 4 ruset e vdekur ne qerret

Sondazh

Poll