Politike

VD-Balla-Bashës: Mbillet dyshifi i tokës nga 2013-a, qeverisët 13vite, nuk investuat

25 Nëntor 2021, 12:59 Nga DOSJA
VD-Balla-Bashës: Mbillet dyshifi i tokës nga 2013-a, qeverisët

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi gjatë seancës së Kuvendit se sot mbillet dyfishi i tokës së mbjellë në vitin 2013. Balla i bëri të ditur kryedemokratit se në vitin 2013 mbilleshin 120 mijë hektarë tokë ndërsa sot 255 mijë hektarë, dyfishi i viteve më parë. Ai vijoi më tej duke thënë se Partia Demokratike në 13 vite qeverisje nuk ka investuar asnjë qindarkë në kanalet vaditëse.

Kreu i grupit parlamentar tha se në fund të mandatit qeveria do të arrijë 1 miliardë dollarë eksport e nëse kjo nuk bëhet, kërkon ndjesë.


Një pjesë e kolegëve në këtë seancë u shtirën një pjesë me zemër një tjetër jo se gjoja ne i kemi harruar femerët. Unë jam nga ata deputetë që blej vetë domate shkoj edhe te kasapi, s’jam si ndonjë paraardhës që e bën këtë vetëm në fushatë.Bujqësia matet me sa hektarë tokë mbilleshin në 2013 dhe sa hektarë tokë mbillen sot. Në vitin 2013 mbilleshin 120 mijë hektarë, sot në 2021 janë 255 mijë hektarë. Pak më shumë se 2-fishi i tokës së mbjellë në 2013. Kontributi në buxhet është një pjesë, çfarë parashikon buxheti. Mos të harrojmë në vlerën totale të prodhimit të brendshëm bruto prej 3.5 miliard, që është një shifër kolosale, e rritur me 50 e ca përqind. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm me PS. Ju PD keni qeverisur 13 vite, nuk ishte investuar asnjë qindarkë në kanale vaditëse. Unë sot jam shumë krenar që PS në qeverisjen e vendit ka sot të garantuar me furnizim te ujit 230 mijë hektarë. Edhe unë gjatë disktuimit të buxhetit kemi patur diskutime mes nesh për çështjen e 6% të famshëm.Nga rimbursim TVSH ishte kthyer në një subvencion për grumbulluesin. Bien të gjithë dakord tha dhe kandidati për deputet i PD në takim me kryeministrin se 6% nuk shkonte te katunari. 400 milionë euro është sot vlera e eksporteve të produkteve bujqësore. Peshkimi po ecën me një ritëm më të lartë. Në fund të këtij mandati do kemi arritur vlerën 1 miliardë dollarë eksporti.Do tu kërkoj ndjesë nëse nuk do kemi arritur 1 miliardë dollarë eksporti. Për thithjen e investimeve nga vendet e BE jemi të parët, më shumë se Maqedonia e Veriut as nga Kosova.‘- tha Balla.

LAJMI KRYESOR:LIVE-Buxheti 2022/Braçe: Paketa fiskale godet të dobëtin! Opozita e mbështet

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike seance plenare 25 nentor 2021 taulant balla seance plenare 25 nentor 2021 taulant balla

Sondazh

Poll