Aktualitet

‘Shofer i ri’/ Po dërgonte fëmijën në shkollë, mjeti në Librazhd futet në lokal

25 Nëntor 2021, 07:43 Nga DOSJA
‘Shofer i ri’/ Po dërgonte fëmijën në

LIBRAZHD– Një ngjarje sa qesharake aq dhe e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Librazhd. Një makinë është futur brenda një lokali, pasi drejtuesi i saj ka humbur kontrollin. Shoferi i automjetit me targa AA290IC, i cili pas mjetit shkruan në një letër të bardhë ‘Shofer i ri’ po dërgonte fëmijën në shkollë në momentin kur ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lokalin përballë saj.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj, ndërkohë që do të bëhet edhe nxjerrja e automjetit nga zona përpara lokalit.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne librazhd librazhd makina ne lokal aksident ne librazhd librazhd makina ne lokal

Sondazh

Poll