Aktualitet

Përballja me Veliajn! Basha shkon në Gjykatën e Posaçme, refuzon pajtimin

24 Nëntor 2021, 09:09 Nga DOSJA
Përballja me Veliajn! Basha shkon në Gjykatën e Posaçme,

TIRANË– Ditën e sotme është zhvilluar në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës gjyqësore mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Kryebashkiaku nuk ishte i pranishëm, duke shmangur përballjen me kreun e PD-së, i cili u paraqit në seancë. Veliaj, në mungesë përfaqësohej nga avokati i tij.

Burime nga PD për Dosja.al tregojnë se Basha ka refuzuar të pajtohet dhe gjyqi për kallzimin penal për shpifje ndaj Veliaj, ndaj seanca ka vazhduar pavarësisht vonesave të krijuara nga pala e paditur apo mungesa e trupës gjykuese. Kreu i PD-së refuzoi pajtimin, duke kërkuar që Velaij të hetohet për shpifje, në lidhje me deklaratat që ka bërë në fushatën e zgjedhjeve të 25 Prillit. 4 muaj më parë, Gjykata e Lartë njoftoi se GJKKO është kompetente për shqyrtimin e të gjitha akuzave penale të ngritura ndaj një zyrtarëve të lartë.

Veliaj u pyet ditën e sotme se përse nuk ishte i pranishëm në gjyq. Kryebashkiaku tha se teksa halli i vetëm i Bashës është që të sqarojë në gjyq nëse ka katër apo pesë vila, ai duhet të merret dhe të zgjidhë hallet e njerëzve.

PËRSE Basha-Veliaj përfunduan në gjyq?

Lulzim Basha paditi për shpifje Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi e akuzonte se ka thënë shpifje për të. “Kryetari i PD u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë. Kryetari i PD ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë. Kryetari i PD ka ndërtuar kate pa leje,”- janë shpifjet që sipas Bashës, Veliaj ka thënë për të. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj akuzoi kreun e Partisë Demokratike se në këmbim të mbylljes së protestës së Astirit, ka marrë katër vila.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE

Gjyqi me Bashën, Ina Zhupa i përgjigjet Veliajt: S’mund të çojë kaseta në SPAK

Gjyqi me Bashën, Veliaj: Halli i vetëm i Lulit është të sqarojë nëse ka 4 apo 5 vila

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike basha-veliaj erion veliaj lulzim basha basha-veliaj erion veliaj lulzim basha

Sondazh

Poll