Aktualitet

Keni rrugë nga Astiri? Mos kaloni! Nisin punimet për lotin 2, devijohet trafiku

24 Nëntor 2021, 12:53 Nga DOSJA
Keni rrugë nga Astiri? Mos kaloni! Nisin punimet për lotin 2,

TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët që qarkullojnë në zonën e njohur si Astiri. Në njoftimin e bërë për qytetarët, njoftohet se në datat 24-25 nëntor, gjatë natës do të kryheheshin punime në rrugën paralele perëndimore (krahu i pallateve)  nga Ura e lumit Lana deri te kryqëzimi me zgjatimin e Bulevardit “Migjeni”. Për këtë arsye, nga ora 6 e mëngjesit deri në 20:00 të mbrëmjes, trafiku do të devijohej.

NJOFTIMI I PLOTË:

Fillojnë punimet për shtresën e fundit të asfaltit në rrugët dytësore të Loti 2! Në datat 24-25.11.2021 gjatë natës do të kryhen punime në rrugën paralele perëndimore (krahu i pallateve)  nga Ura e lumit Lana deri te kryqëzimi me zgjatimin e Bulevardit “Migjeni”. Në këtë segment do të devijohet trafiku prej orës 20:00 të mbrëmjes deri në orën 06:00.

Të gjitha automjetet që do të vijnë nga ish-sheshi Shqiponja, do të devijojnë vetëm majtas me destinacion rrethin e Pallatit me Shigjeta dhe do të jenë te bllokuara të gjitha degëzimet që lidhen me këtë aks dytësor me destinacion rrugën “Tom Plezha”. Nuk do të lejohen parkimet e automjeteve në këtë aks. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve për këto punime që po kryhen.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrsh projekti unaza e re arrsh projekti unaza e re

Sondazh

Poll