Aktualitet

VKM: 2 marrëveshje me Kosovën, leje pune dhe njohje të sigurimeve shoqërore!

24 Nëntor 2021, 12:42 Nga DOSJA
VKM: 2 marrëveshje me Kosovën, leje pune dhe njohje të sigurimeve

TIRANË- Ditën e sotme në Këshillin e Ministrave u miratuan dy marrëveshje që priten të firmosën në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Shqipëri-Kosovë, i cili pritet të mbahet në Elbasan, të premten. VKM-të e miratuara sot kanë të bëjnë lidhur me lehtësimin e procedurave të lejeve të qëndrimit për qytetarët në të dyja vendet ku do të kenë brenda dhe lejen e punës por edhe me njohjen e sigurimeve shoqërore të qytetarëve si të Shqipërisë dhe Kosovës në vendet respektive.

Lehtësimi i procedurave të lejeve të qëndrimit dhe njohja e sigurimeve shoqërore për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë janë dy marrëveshjet e rëndësishme që pritet të firmosen në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive. Mbledhja do të zhvillohet ditën e premte në Elbasan, ndërsa të dyja këto marrëveshje u miratuan sot në mbledhjen e qeverisë.

Po ashtu, një tjetër vendim i rëndësishëm u njoftua nga Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila tha se abetarja do të jetë e unifikuar për nxënësit në të gjitha shkollat në vend. Ndërkohë që ndryshime ka pasur edhe në kabinetin qeveritar, ku në vend të Albert Nikollës, në postin e zv.ministres së Shëndetësisë, do të vendoset Vjollca Braho.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Miratohet vendimi për grupet vendore të veprimit, ministrja Krifca jep detaje

VD-Marrëveshje me Kosovën, Ibrahimaj: Njihen sigurimet për qytetarët e dy shteteve

VD-Shqipëria vend tranzit azilkërkuesish? Çuçi: Nuk do kemi kampe refugjatësh

VD-Ministrja e Arsimit jep LAJMIN: Në gjithë Shqipërinë vetëm një ABETARE

Ndryshime në qeveri, Rama emëron zv/ministren e re (EMRI)

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike vkm 24 nentor 2021 vkm 24 nentor 2021

Sondazh

Poll