Aktualitet

VD-Ministrja e Arsimit jep LAJMIN: Në gjithë Shqipërinë vetëm një ABETARE

24 Nëntor 2021, 11:48 Nga DOSJA
VD-Ministrja e Arsimit jep LAJMIN: Në gjithë Shqipërinë

TIRANË– Një tjetër vendim i rëndësishëm u njoftua nga Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila tha se teksti i abetares do të unifikohet për nxënësit në të gjitha shkollat në vend. Kushi tha se kjo vjen në kuadër të nismës një gjuhë një abetare, teksa sqaroi se do të hapet një garë për tekstin e unifikuar dhe se po punohet që ky projekt të konkretizohet me nisjen e vitit tjetër shkollor 2022-2023.

Kemi tekste alternative, nxënësit do të zgjedhin një nga tre alternativat. Nga sot, do të përjashtohet teksti i Abetares, të gjithë nxënësit do të kenë një tekst të unifikuar. Abetarja është libri i parë që përballet nxënësi në bankat e shkollës. Nga takimet që kemi zhvilluar me mësuesit kemi dakordësuar që për abetaren të kemi një tekst të unifikuar. Në mënyrë që të fillojmë procedurat për një konkurim transparent të gjithë vogëlushët të kenë një abetare,”– tha ministrja Evis Kushi.

LAJMI KRYESOR: VKM- 2 marrëveshje me Kosovën, leje pune dhe njohje të sigurimeve shoqërore!

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike evis kushi vkm 24 nentor 2021 evis kushi vkm 24 nentor 2021

Sondazh

Poll