Aktualitet

Grabiten të moshuarit në Korçë, gruaja: Burrin e kam pa këmbë, s’na ndihmon njeri

24 Nëntor 2021, 13:03 Nga DOSJA
Grabiten të moshuarit në Korçë, gruaja: Burrin e kam pa

KORÇË-Në fshatin Belorta të Korçes, të moshuarit janë duke u përballur me hajdutët që u futen shpesh nëpër banesa. Ata shprehen se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga policia edhe pse kanë denoncuar disa herë.

Eliverta dhe Mehmet Meçolli janë një cift të moshuarish në fshatin Belorta të cilët shprehen se janë grabitur disa herë. Hera e fundit sipas Elivertës ka qenë para disa ditësh, sipas saj edhe pse gjithmonë lajmërojnë Policinë asnjëherë nuk është marrë asnjë masë.

Burri u paralizua, e di gjithë fshati që burri ka prerë këmbët, asnjë s’më ka ndihmuar vetë i kam ndërtuar gjitha. Kushëriri i burrit ma prishi mutrin më goditi, 3 dosje në prokurori. Policia e di shumë mirë dhe ska marrë asnjë masë, ky i ka dhënë lekë. Tani nuk më lënë rehat as kunata me gjithë nusen e djalit, më kanë vjedhur pulat dhe qenin. Policia nuk më ka ndihmuar, as kryeplaku nuk më ndihmon. Kanxhullat më kanë vjedhur, portën e shtëpisë më duan të vjedhin. Unë dhe burrin jemi invalidë, vinin fëmijët më ndihmonin. Burri është pa këmbë. 30 vjet demokraci nuk kam parë ndihmë, që kur ka rënë pandemia asnjë s’më ka ndihmuar mua, asgjë nuk më kanë sjellë. Kryeplaku ndihmon të tjerët edhe grabitësit”, thotë Eliverta Meçolli.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet grabitje ne korce korce grabitje ne korce korce

Sondazh

Poll