Aktualitet

Shiste kanabis në shkollë, arrestohet ‘shpërndarësi’ në Bulqizë (EMRI)

24 Nëntor 2021, 12:08 Nga DOSJA
Shiste kanabis në shkollë, arrestohet

BULQIZË– Një person është arrestuar në Bulqizë pasi shëprndante lëndë narkotike. Në pranga ka përfunduar Selim Rushiti, 29-vjeçari i cili shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollave. Të riut iu janë gjetur në banesë kanabis sativa e ndarë në 200 doza të vogla gati për shitje. Policia bëri të mundur arrestimin e të riut i cili do të akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditet një rast i shërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla në afërsi të shkollave. Sekuestrohen 200 doza cannabis sativa, vihet në pranga poseduesi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Dibër , në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, si dhe mbi bazën e kontrolleve dhe informacioneve të marra në rrugë policore se një shtetas dyshohej se posedonte në banesë lëndë narkotike dhe e përgatiste në doza të vogla duke e shpërndarë në afërsi të shkollave në qytetin e Bulqizës, kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll në banesën e tij. Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i kanë gjetur në banesë lëndë narkotike canabis sativa e ndarë në 200 doza të vogla gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Në përfundim të veprimeve hetimore nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. R.,29 vjeç, banues në Bulqizë

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bulqize kanabis ne shkolla selim rushiti bulqize kanabis ne shkolla selim rushiti

Sondazh

Poll