Aktualitet

Viktimat e aksidentit tragjik/ Ditë zie në Maqedoninë e Veriut, Bullgari dhe Kosovë

24 Nëntor 2021, 06:44 Nga DOSJA
Viktimat e aksidentit tragjik/ Ditë zie në Maqedoninë e Veriut,

KOSOVË– 46 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut kanë humbur jetën tragjikisht një ditë më parë në Bullgari si pasojë e djegies së një autobusi. Kosova dhe Bullgaria në nder të viktimave këtë të mërkurë e kanë shpallur ditë zie kombëtare. Zyra e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpallur të mërkurën ditë zie shtetërore për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të legjislacionit në fuqi, ka marrë vendim të mërkurën, me 24 nëntor 2021, të shpallet ditë zie shtetërore në shenjë solidarizimi dhe nderimi të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, shumica dërmuese bashkëkombas tanë, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Bullgari”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Po ashtu, Maqedonia në kujtim të 46 viktimave mes të cilëve 12 fëmijë, ka shpallur 3 ditë zie në të gjithë territorin për shkak të tragjedisë së shkaktuar nga aksidenti i autobusit me qytetarë të Maqedonisë në Bullgari.

24 nëntori u shpall ditë zie kombëtare dhe në Bullgari, ku humbën jetën 45 qytetarë nga Maqedonia e Veriut. Këtë e ka bërë të ditur Zv.Kryeministri Galab Doneb në Varna.

Mëngjesin e djeshëm, 46 persona, kryesisht shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë vdekur pasi një autobus u përfshi nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë. Në mes të viktimave janë 12 fëmijë ndërsa shtatë vetë i kanë mbijetuar aksidentit dhe ndodhen për kurim në spitalin e Sofjes.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni kosova tragjedia ne bullgari kosova tragjedia ne bullgari

Sondazh

Poll