Aktualitet

”Unë do jetoj, mos u bëni merak”! Biseda e fundit e Hueyda El Saied

24 Nëntor 2021, 06:23 Nga DOSJA
”Unë do jetoj, mos u bëni merak”! Biseda e fundit e Hueyda

TIRANË– Ditën e djeshme janë mbajtur homazhe për artisten Hueyda El Saied, e cila ndërroi jetë në moshën 46-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë. Balerina po luftonte prej kohësh me kancerin por e kishte mbajtur të fshehtë. Sava Bardhi, një mikeshë dhe kolege e Hueyda ka treguar për emisionin Rudina bisedën e fundit me 46-vjeçaren, e cila i kishte thënë se do të jetonte.

“Për mua ka qenë më shumë se një shoqe, ka qenë një motër e vërtetë. Kemi ndarë çdo gjë bashkë. Ishte një dhimbje shumë e madhe dhe vazhdojmë të përjetojmë.Ajo jetoi me shumë dinjitet. Sëmundjen e kaloi me shumë dinjitet pa u qarë kurrë duke na dhënë kurajë të gjithëve dhe deri pardje që unë kam folur, ishte ajo që na thoshte që unë ‘do jetoj ju mos u bëni merak’. Sepse ajo besonte deri në momentin e fundit që kjo gjë do kalonte dhe ne do ta vazhdonim jetën si më përpara.Pozitiviteti e shoqëroi deri në momentin e fundit dhe kjo për mua është një gjë që më dhemb akoma sot më shumë, sepse ndoshta s’kishim mundësi edhe për kohën që jetojmë të ishim afër saj”, tha ajo.

Artistja e njohur shqiptare Hueyda El Saied dha ditën e djeshme frymën e fundit! Ajo është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare, pasi vuante prej më shumë se një viti nga një sëmundje e rëndë, betejë të cilën nuk e ka fituar duke mbyllur sot sytë përgjithmonë. Artistja, e cila jetonte në Luksemburg, ishte në luftë prej 1 viti me sëmundjen e tumorit, i cili e kishte prekur në pjesën e gjirit.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore showbiz hueyda el saied ndahet hueyda el saied hueyda el saied ndahet hueyda el saied

Sondazh

Poll