Aktualitet

Pas shiut del dielli! Sot temperaturat deri në 21 gradë, parashikimi i motit

24 Nëntor 2021, 06:32 Nga DOSJA
Pas shiut del dielli! Sot temperaturat deri në 21 gradë, parashikimi i

TIRANË– Dita e sotme do të jetë ndryshe nga nisja e javës, pasi shirat do ti lënë vendin motit me diell. Sipas MeteoAlb: Dita nis me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë vendin tonë, ku në Luginat e lumenjëve do ketë prezencë të dukshme të mjegullës. Orët e mesditës vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike për pjesën më të madhe të vendit vetëm zonat juglindore do kenë zhvillim të vranësirave dhe shira afatshkurtër. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin e ditës së enjte.

Temperaturat e ajrit ulen me të paktën 2 gradë në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 2°C në zonat malore ndërsa mesdita zbret deri në 21°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti moti per sot parashikimi i motit moti moti per sot parashikimi i motit

Sondazh

Poll