Aktualitet

E parkuar pranë banesës! I vihet flaka mjetit në Elbasan, shkrumbohet i tëri

24 Nëntor 2021, 06:13 Nga DOSJA
E parkuar pranë banesës! I vihet flaka mjetit në Elbasan,

ELBASAN– Një makinë është shkrumbuar mëngjesin e sotëm në lagjen Vullnetari në Elbasan. Makina është në pronësi të E.T të cilën ai e kishte të parkuar pranë shtëpisë. Policia e Elbasanit njofton se ka dërguar një grup hetimit në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkakun e rëniës.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Më datë 24.11.2021, rreth orës 04:55, në Lagjen “Vullnetari”, Elbasan, ka rënë zjarr në mjetin tip “Citroen”, në pronësi të shtetasit E. T., i cili ka qenë i parkuar në rrugë, pranë banesës së tij, i cili është djegur pjesërisht. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit në automjet.”

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina elbasan digjet makina elbasan

Sondazh

Poll