Aktualitet

Shehaj pas verifikimit: Shkoj në Kuvendin e 11 dhjetorit, ishin firmat e nevojshme

23 Nëntor 2021, 18:32 Nga DOSJA
Shehaj pas verifikimit: Shkoj në Kuvendin e 11 dhjetorit, ishin firmat e

TIRANË– Agron Shehaj ka konfirmur se do të marrë pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit që është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Publikisht, disa orë pasi verifikoi firmat që po mbahen në zyrën e Kreut të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, Shehaj tha se më shumë se 56% e delegatëve të degës 7 dhe 58 % e degës 5 kanë firmosur për Kuvendin e datës 11 Dhjetor.

Reagimi i plotë:

Sot verifikova personalisht firmat e dorëzuara për mbledhjen e Kuvendit në datën 11 Dhjetor në degët 5 dhe 7 në Tiranë, ku jam drejtues politik dhe i zgjedhur. Më shumë se 56% e delegatëve të degës 7 dhe 58 % e degës 5 kanë firmosur për Kuvendin e datës 11 Dhjetor. 98% e delegatëve që kanë firmosur, me të cilët arrita të flisja, konfirmuan që kanë plotësuar formularin. Mbledhja e Kuvendit nga firmëtarët është legjitime, ndaj në respekt të vullnetit të demokratëve, do marr pjesë në Kuvend. Përplasja dhe përçarja në Partinë Demokratike zgjidhet vetëm përmes votës në Kuvend. Shmangia e ballafaqimit me anëtarët vetëm do thellojë përçarjen dhe dobësojë opozitën.

Ish-kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka shkuar sot që të verifikojë firmat e depozituara nga ish-kryeministri Sali Berisha për mbledhjen e Kuvendit. Në orën 15:00 ashtu siç edhe e kishte paralajmëruar, në prani të kamerave, deputeti demokrat Shehaj shkoi në firmën e kryetarit të Këshillit, Edi Paloka. Pasi numëroi fletat dhe firmëtarët për degët ku edhe është drejtues politik, në degën nr.5 dhe 7 në Tiranë, Shehaj telefonoi disa prej anëtarëve të PD-së.

(F.m/dosja.l)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore agron shehaj agron shehaj

Sondazh

Poll