Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë! Një person shkon me plagë në kokë në spital

23 Nëntor 2021, 20:37 Nga DOSJA
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë! Një person

VLORË– Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në zonën e Orikumit në Vlorë. Mësohet se disa persona janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin, pas disa debateve që kanë zhvilluar një ditë më parë. Në debat e sipër, në afërsi të portit të jahteve një prej personave ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar me armë. Nuk dihet nëse ka pasur të plagosur si pasojë e të shtënave, por një person është paraqitur me plagë në kokë në spitalin e Vlorës. Ai është 37 vjeç dhe me inicialet E.Sh..

Paraprakisht raportohet se nuk dihet nëse personi në fjalë është plagosur si pasojë e të shtënave me armë apo nga një goditje me qytën e pistoletës. I plagosuri është marrë në pyetje dhe pritet që nga dëshmia e tij të zbardhen detaje mbi sherrin e ndodhur ku u përdorën dhe armët e zjarrit. Gjithsesi, nuk bëhen me dije emrat e personave të përfshirë në konflikt.

Policia ka ngritur postbllok për kapjen e autorit, ndërkohë që gëzhojat e gjetur në vendin e ngjarjes janë sekuestruar.

Njoftimi i policisë:

Në afërsi të portit të jahteve, Orikum, dyshohet se  si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar dyshohet  me sende të forta nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi E. Sh., 37 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se njëri prej personave  të përfshirë në konflikt ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosjaa.l)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll