Aktualitet

Basha: Berisha më akuzoi sot për të njëjtën gjë që bëri Rama javën e kaluar

23 Nëntor 2021, 19:16 Nga DOSJA
Basha: Berisha më akuzoi sot për të njëjtën gjë

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha i cili e akuzoi sot për përfshirjen në dosjen e “Toyota Yaris”, Në një postim në rrjetet socale, Basha shkruan se këtë akuzë ia ka bërë dhe vetë kryeministri Edi Rama një javë më parë, duke shtuar se Berisha po e akuzon me fjalët e Ramës.

“Çfarë keqardhje ta shohësh Sali Berishën të bjerë poshtë e më poshtë çdo ditë me trillimet dhe sulmet identike si të kundërshtarit. Ajo që deklaroi Sali Berisha sot është ekzaktësisht ajo për të cilën më akuzoi Edi Rama javën e kaluar. Përgjigjja ime ndaj Sali Berishës është e njëjta që i dhashë Edi Ramës. Asnjë trillim nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave personale,”- shkruan Basha. 

Berisha akuzoi sot Bashën si të përfshirë në dosjen e “Toyota Yaris” ngjarje e denoncuar nga vetë Kreu i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2018, vetëm pak ditë para se të sekuestroheshin 3.4 milionë euro në Portin e Durrësit. Nga Burreli ku dhe mbajti foltoren e radhës, Berisha i kërkoi Bashës që të dilte publikisht dhe të sqaronte nëse kishte ndarë para me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla në lidhje me këtë dosje, duke hedhur akuza të forta.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore lulzim basha sali berisha toyota yaris lulzim basha sali berisha toyota yaris

Sondazh

Poll