Aktualitet

VD-Berisha-Bashës: Dil e sqaro, a ndave para me Ballën në aferën e “Toyota Yaris”?

23 Nëntor 2021, 16:47 Nga DOSJA
VD-Berisha-Bashës: Dil e sqaro, a ndave para me Ballën në

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha se është përfshirë në aferën e “Toyota Yaris” të cilën vetë kreu i Partisë Demokratike e denoncoi në Parlament. Nga foltorja me demokratët e Burrelit, Berisha tha se me këtë dosje, kryeministri Edi Rama po e mban peng Bashën. Ai shtoi se Basha duhet të sqarojë nëse ka ndarë apo jo para me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në këtë aferë. 


“Tre-katër ditë më parë u ankua se u sulmua nga unë me fjalët e Edi Ramës dhe unë po i përgjigjem këtu para jush. Peng-Basha nëse Rama apo dikush tjetër thotë diçka që qëndron, Berisha nuk e mohon, absolutisht jo. Është e vërtetë që ai i ka përmendur Toyota Yaris në Parlament por me këtë e mban peng Rama atë, dil e sqaro peng-Basha a ndave para me Ballën apo jo në atë aferë,”- tha Berisha. 

LAJM KRYESOR: “Foltorja” në Burrel, Berisha flet përballë demokratëve

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore aksioni i berishes foltorja per pd sai berisha sali berisha ne burrel aksioni i berishes foltorja per pd sai berisha sali berisha ne burrel

Sondazh

Poll