Aktualitet

Berisha: Kim të mos shfrytëzojë krimet e narkove shqiptarë për të bërë guvernatoren

23 Nëntor 2021, 18:01 Nga DOSJA
Berisha: Kim të mos shfrytëzojë krimet e narkove shqiptarë

BURREL– Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim që të sillet si guvernatore në Shqipëri. Nga foltorja me demokratët e Burrelit, Berisha tha se ai po vijon betejën e tij në gjykatë, por që nuk ka njohur asnjë person tjetër që të jetë shpallur non grata tetë vite pasi të jetë larguar nga pushteti dhe për më tepër dy javë pasi Partia Demokratike kishte humbur zgjedhjet parlamentare. Berisha shtoi se për aq kohë sa do të jetë Antony Blinken Sekretari Amerikan i Shtetit, ai nuk do të shkelë në SHBA. 


“Ambasadorja Yuri Kim do bënte mirë të konsideronte në mënyrën më serioze konventet ndërkombëtare dhe rregullat e një vendi. Të mos shfrytëzojë krimet dhe mëkatet e narkOve shqiptarë për të bërë guvernatoren, në një vend, që ka 108 vite i pavarur. Ju e dini, ndaj meje është marrë një vendim, që është unik në botë. Kjo sepse nuk ka njeri në botë që të jetë shpallur non grata dhe që nuk ka në jetën e vet qoftë një akuzë më të vogël apo proces gjyqësor. Nuk ka njeri në botë që të jetë shpallur non grata, tetë vjet pasi është larguar nga çdo lloj funksioni politik që mbante. Nuk ka njeri në botë që është shpallur non grata, tre javë pasi partia e tij humb zgjedhjet. E gjitha është vepër korruptive e mafies që bashkëpunon mes Ramës dhe Soros. Ndaj unë, pa lëkundur besimin tek SHBA, po bëj betejën time. Sa të jetë në atë post sekretari Blinken, unë nuk do shkel në atë vend. Por, koha ndryshon. Por, shumë shtete të Europës nuk besojnë atë vendim, e quajnë të padrejtë. Ata nuk besojnë se dosja e Sali Berishës ka fakte a dokumente. Ky akt kishte qëllim shkatërrimin e opozitës shqiptare për llogari të Ramës, sepse Edi Rama është bir shpirtëror i Soros, për të cilin kam kërkuar të shpallet non grata e kur PD të fitojë, Soros do shpallet non grata”

LAJM KRYESOR:“Foltorja” në Burrel, Berisha flet përballë demokratëve

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne burrel aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne burrel

Sondazh

Poll