4 orë në selinë blu, Berisha mbledh grupin parlamentar të PD
I përjashtuar nga Kuvendi, Berisha mbërrin në selinë e PD 2 Shkurt, 10:09 ...
I përjashtuar nga Kuvendi, Berisha mbërrin në selinë e PD 2 Shkurt, 10:09 ...
Zelenskyy kërkon avionë luftarakë dhe raketa: E vetmja mënyrë për të mooshtuar terrorizmin rus 2 Shkurt, 07...
Kuvendi/ Shehu: Asnjë ligj nuk kalon pa folur për skandalin McGonigal, s'e kaloni dot me dialogje të sajuar 2 Shkurt, 10:19 ...
TIRANË– Policia e Shtetit ka dhënë versionin zyrtar të aksionit të zhvilluar në 5 magazina në Tiranë. Mësohet se në pranga kanë përfunduar: Anxhela Dauti, Manol Lekaj, Bruno Sanija, Eduard Gjura, Kejvi Sulaj dhe Bledar Çela. Të gjithë në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin 300 lloje të ndryshme produktesh industriale (si: veshje, parfume, medikamente mjekësore, vegla dhe materiale me vlerë afërsisht 1 milion euro. Por nuk i kishin regjistruar bizneset duke shmangur detyrimet tatimore. Të gjitha produktet reklamoheshin në faqe online në Instagram dhe Facebook, duke i shkaktuar një dëm të madh shtetit.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “ FAST DELIVERY”, në kuadër të të cilit u arrestuan 6 shtetas. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, si rezultat i një pune dhe ndjekjeje intensive nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua operacioni i koduar “ FAST DELIVERY”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve:
A. D., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, M. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, B. S., 37 vjeç, banues në Tiranë, E.Gj., 38 vjeç, banues në Tiranë, K.S., 25 vjeç, banues në Tiranë dhe B. Ç., 44 vjeç, banues në Tiranë, administratorë dhe menaxherë të subjekteve të ndryshme. Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi dyshohet se në bashkëpunim edhe me individë që nuk kishin rregjistruar bizneset, por dhe me subjekte të tjera tregtare kishin krijuar një skemë për tregtimin dhe transportimin e produkteve që futen dhe dalin nga Shqipëria, duke mos iu nënshtruar regjimit doganor dhe për rrjedhojë tregtohen duke shmangur detyrimet tatimore.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se mekanizimi i kësaj skeme ushtrohej fizikisht dhe nëpërmjet faqeve online si Instagram dhe Facebook, duke i shkaktuar një dëm të madh shtetit. Nga kontrolli që është kryer në këto subjekte, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, është konstatuar se shumë prej pakove me destinacion blerësin nuk ishin të pajisura me kupon ose faturë tatimore sipas legjslacionit përkatës.
Kjo skemë u mundësonte personave ose subjekteve tregtare që e zhvillonin konkurencë të pandershme krahasuar me bizneset e rregullta. Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: -6 magazina, me një sasi malli të konsiderueshme të dyshuar kontrabandë dhe të papajisura me faturë tatimore; -300 lloje të ndryshme produktesh industriale (si: veshje, parfume, medikamente mjekësore, vegla dhe materiale ndërtimi të cilat kapin një vlerë të konsiderueshme, afërsisht 1 milion euro) -shuma monetare të cilat ishin përfituar nga shitja e produkteve. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve sipërpërmendur, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, ”Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë”, kryer në bashkëpunim “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.
LAJMI KRYESOR: PAKO PLOT! Bllokohen 5 magazina, pranga 6 persona! Dyshohet se ka armë e drogë
(k.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
Pajisja që shihni në foto është gjetur në qelinë e burgut ku qëndron Admir Tafili. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për “BalkanWeb” foton që tregon pajisjen,...
MAQEDONI E VERIUT– Qeveria në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të shpallet tre ditë për shkak të aksidentit të autobusit në Bullgari ku humbë...
TIRANË – Eksportet kanë vijuar rritjen edhe në tetor, duke rikuperuar humbjet e vitit pandemik dhe duke rezultuar më të larta edhe se në 2019-n, kur ...
TIRANË– Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një denoncim lidhur me një tender të dhënë për maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Për 4 vitet e ardhshme ...
FIER– Familjarët e Mateo Vasiut kanë shkuar në shtëpinë e 38-vjeçarit Klodian Çalamanit duke kërkuar nëse gjenin ndonjë gjurmë për dyshimet ...
TIRANË– Ish-agjenti i SHISH, Xhevahir Mzhika ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit 7 vite pasi vrau Florian Selmanin në Tiranë. 51-vjeçari,...
BULLGARI-Hetimet paraprake kanë nxjerrë dhe shkaqet e para të aksidentit të autobusit maqedonas në Bullgari. Sipas ekspertit bullgar, Vasko Pirgov, ngjarja ka n...
ELBASAN– Gjykata e Elbasanit ka dhënë sot dënimin për grupin që tregtonte kokainë në Tiranë dhe në Elbasan. Sipas gazetarit Elton Qyno, vendimi sot është ...
BULLGARI- Disa versione janë marrë paraprakisht si shkaqe të ngjarjes së mëngjesit të sotëm në Bullgari, ku humbën jetën 46 persona. Autoritetet e sigurisë rrug...
TIRANË– Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin për të lënë në burg përjetë Erdet Çapokun, i cili vrau gruan e të vëllait në sy t...