Politike

Pas Tropojës dhe Shkodrës, tensione në Lezhë, urdhri i Frrokaj: Lironi ambientet e KZAZ para orës 16:00!

18 Qershor 2019, 10:08 Nga DOSJA
Pas Tropojës dhe Shkodrës, tensione në Lezhë, urdhri i

LEZHË- Pas tensioneve që janë shënuar ditën e sotme në Shkodër dhe Tropojë, situata është drejt përkeqësimit edhe në Lezhë.

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, i ka dërguar një letër KQZ në këtë qytet që të lirohen ambientet e KZAZ para orës 16:00, në të kundërt, bashkia do të ndërhyjë për të zbatuar dekretin e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve.

Janë në total 27 bashki të djathta të cilat pritet të kenë një efekt domino në zbatimin e dekretit të presidentit Ilir Meta.

Problematikat me zbrazjen e KZAZ-vë kanë nisur pas anulimit të dekretit të presidentit Ilir Meta të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kryebashkiakët opozitarë i kanë dërguar letër Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, ku edhe i kërkojnë lirimin e hapësirave që janë shndërruar në KZAZ.

Ndërsa KQZ ka kërkuar vijimin normal të zgjedhjeve ndryshe do të përballen me ligjin. Kjo ka sjellë përplasjen mes policisë dhe zyrtarëve të PD në Shkodër.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fan frrokaj tensione ne lezhe zbrazja e kzaz-ve te votimit fan frrokaj tensione ne lezhe zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll