Aktualitet

Ktheu në detyrë burrin e deputetes, kalon Vettingun kreu i Gjykatës Administrative në Tiranë

18 Qershor 2019, 07:37 Nga DOSJA
Ktheu në detyrë burrin e deputetes, kalon Vettingun kreu i

Tiranë- KPK ka konfirmuar ditën e sotme në detyrë gjyqtarin Kastriot Selita, i cili mban detyrën e kreut të Gjykatës Administrative në Tiranë.

Mësohet se Selita ka rezultuar i pastër në të trija shtylla e vlerësimit. Trupa gjykuese e KPK për këtë çështje përbëhej nga Olsi Komici kryesues, Brunilda Bekteshi relatore dhe Lulzim Hamitaj anëtar. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Hans Kijlstra.

Theksojmë se në seancën e datës 13 qershor  vendimi i dhënë në favor të Bledar Valikajt, bashkëshortit të deputetes së PS-së Ermonela Felaj, lidhur me padinë e ngritur nga ky i fundit kundër Presidentit të Republikës dhe shqyrtimi i çështjeve ku palë ka qenë Drejtoria e Tatimeve ku punonte bashkëshortja, ngritën dyshime për punën e gjyqtarit.  Por që në fund KPK vendosi pozitivisht për punën e tij si gjyqtar.

Konstatimet në KPK:

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të enjten në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit u lexua po ashtu edhe denoncimi i një grupi gjyqtarësh anonimë të Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë, të cilët pretendonin për lidhje të mundshme të gjyqtarit Selita me një person të përfshirë në krimin e organizuar.

Por relatorja tha se pretendimet në denoncim nuk u vërtetuan, ndërsa Komisioni nuk evidentoi gjatë leximit të relacionit ndonjë problematikë lidhur me deklarimin e pasurisë së Selitës, megjithëse i kishte kaluar barrën e provës për disa prej pasurive.

Selita kundërshtoi dyshimet se kishte favorizuar Valikajn dhe u mbrojt me vendimin kontravers të KLP që i dha atij statusin e magjistratit. Ai e cilësoi denoncimin nga një grup anonim kolegësh si një “tentativë për të ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në proces” dhe kërkoi të konfirmohej në detyrë.

Trupa gjykuese e KPK për këtë çështje përbëhej nga Olsi Komici kryesues, Brunilda Bekteshi relatore dhe Lulzim Hamitaj anëtar. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Hans Kijlstra.

Në fillim të seancës dëgjimore, relatorja e çështjes, Brunilda Bekteshi u shpreh se KPK e kishte mbyllur hetimin për të tri kriteret për gjyqtarin Selita, por pas një informacioni sekret të mbërritur pranë Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK ishte rihapur sërish hetimi që është përfunduar më pas më datë 24 maj.

Selita ka një karrierë të gjatë në sistemin gjyqësor. Ai ka nisur punë në vitin 2001 në Durrës e më pas, në vitin 2002 është emëruar kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër. Në këtë post ka shërbyer deri në vitin 2010, kohë kur është transferuar si gjyqtar në Durrës. Pas dy vitesh ai është promovuar si kryetar i Gjykatës Administrative të Apelit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ermonela felaj kastriot selita selita kalon vettingun ermonela felaj kastriot selita selita kalon vettingun

Sondazh

Poll