Aktualitet

Bie numri i studentëve të mësuesisë, Kushi: Programet të nxisin më të mirët

22 Nëntor 2021, 13:00 Nga DOSJA
Bie numri i studentëve të mësuesisë, Kushi: Programet

ELBASAN – Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi kërkoi hartimin në mënyrë më cilësore të programeve mësimore për degën e mësuesisë. Duke marrë shkak nga rënia e numrit të studentëve që aplikojnë në degën e mësuesisë, Kushi nuk e konsideroi standartin e mesatares si shkak të reduktimit të numrit të studentëve në degën e mësuesisë.

Unë nuk jam dakord që të mos ketë kriter mesatare për mësuesinë, unë i qëndroj, por ka mekanizma të tjerë se si ne mund t’i nxisim të rinjtë dhe të rejat që të zgjedhin programet e mësuesisë. Pra unë nuk mendoj që arsyeja pse numri i studentëve që zgjedhin programet e mësuesisë ka rënë për shkak sepse është vendosur mesatarja, nuk mendoj se është kjo arsyeja. Arsyen duhet ta gjejmë të gjithë bashkë, të ulemi të bëjmë një analizë ku jemi, pra fillimisht ta drejtojmë gishtin nga vetja, a ofrojmë ne më të mirën, a kemi ne programet cilësore, a bëjmë ne promovim të këtyre programeve, a i kemi shfrytëzuar të gjitha kapacitete dhe mekanizmat për t nxitur të rinjtë dhe të reja për të zgjedhur programet e mësuesisë. Mesatarja është e fundit që duhet të diskutojmë. Programet e mësuesisë duhet të nxisin më të mirët”, deklaroi ministrja Evis Kushi.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dega e mesuesise evis kushi mesatarja dega e mesuesise evis kushi mesatarja

Sondazh

Poll