Aktualitet

Shqipëria kamp për emigrantët nga Britania? ‘Siguria’, zv. ministri: S’ka gjë të re

22 Nëntor 2021, 10:51 Nga DOSJA
Shqipëria kamp për emigrantët nga Britania?

TIRANË– Në Komisionin e Sigurisë, projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, për ripranimin e personave” u diskutua nga anëtarët.

Zëvendësministri i Brendshëm Andi Mahila, i cili ishte i pranishëm për të sqaruar këtë çështje u shpreh se nuk ka asnjë marrëveshje me Britaninë e Madhe për instalimin e një kampi refugjatësh në Shqipëri. Ai bëri të ditur se kjo marrëveshje është mbështetur në të njëjtën marrëveshje komunitare që Republika e Shqipërisë ka nënshkruar me Bashkimin Evropian. Mahila tha se kjo nuk është një marrëveshje e re, është rinovim i asaj të bërë në vitin 2003.

Deputeti socialist Paulin Sterkaj ishte pro kësaj marrëveshje. Ai kërkoi nga kolegët e opozitës që të jenë më humanë dhe më të gjerë për këto çështje.

Mediat britanike kanë shkruar se Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria do të bëjnë një marrëveshje që në vendin tonë të ngrihet një kamp refugjatësh për të gjithë ata që janë të paligjshëm atje.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Opozita kërkon eancë dëgjimore urgjente me Çuçin e Nanon: Krimi ka guxim

Marrëveshja me Britaninë, Sterkaj apel opozitës: Bëhuni më humanë dhe të gjerë

VD-Marrëveshja me Britaninë/ Alibeaj-zv.ministrit: Gënjej unë apo gënjeni ju?

VD-Shqipëria në një kamp refugjatësh? Zv.ministri: Marrim përsipër vetëm tranzitin

VD-Përplasjet për fjalën ‘depozitim’, Naço-Alibeajt: Merr fjalorin e gjuhës shqipe

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike komisioni i sigurise komisioni i sigurise

Sondazh

Poll