Politike

Meta: Shqipëria të përmbushë detyrimet si anëtare e NATO, BP të shoh nga Perëndimi

21 Nëntor 2021, 12:43 Nga DOSJA
Meta: Shqipëria të përmbushë detyrimet si anëtare e

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ëshët takuar ditën e sotme me drejtuesit dhe pjesëmarrësit e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes nga Shqipëria dhe vende të tjera në NATO. Gjatë një postimi në Facebook, Meta shkruan se me to zhvilluan një bisedë të hapur, duke shtuar se theksoi nevojën e përmbushjes së të gjitha detyrimeve nga ana e Shqipërisë si anëtare e NATO. Ai gjithashtu thkesoi që vendet e Ballkanit Perëndimor të orientohen nga Perëndimi.

Postimi i Plotë:     

Vërtet kënaqësi të takoja drejtuesit dhe pjesëmarrësit e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, nga Shqipëria dhe vende të tjera anëtare të NATO-s. Zhvilluam një bisedë të hapur lidhur me sfidat e sigurisë dhe rëndësinë që ka Aleanca në funksion të garantimit të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe botë. Theksova nevojën e përmbushjes së të gjitha detyrimeve të Shqipërisë si anëtare e NATO-s, duke evidentuar dhe kontributin tonë në misionet dhe operacionet e përbashkëta. Duhet të bashkojmë të gjitha përpjekjet tona strategjike për ta mbajtur Ballkanin Perëndimor një hapësirë të orientuar drejt Perëndimit, që jeton në paqe dhe ndan vlerat e përbashkëta të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilir meta nato ilir meta nato

Sondazh

Poll

Politike 21 Nëntor 2021, 06:16

E djathta shqiptare, buzë humnerës

Gjatë gjithë periudhës 30-vjeçare të pluralizmit shqiptar pas tiranisë komuniste më mizore të Europës lindore, partia që pretendoi më së shumti të përfaq...