Aktualitet

Aksident në Durrës, makina përplas këmbësorin

20 Nëntor 2021, 18:45 Nga DOSJA
Aksident në Durrës, makina përplas këmbësorin

DURRËS – Një aksident u shënua në Durrës pasditen e sotme. Drejtuesi i automjetit “Ford”, E.L. ka përplasur këmbësorin S.V.. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.1 të qytetit bregdetar.

Për fatin e mirë, i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarreve.

NJOFTIMI I POLICISË

Me datë 20.11.2021, rreth orës 17:50, në lagjen Nr.1, Durrës, mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin E. L., ka përplasur shtetasin këmbësor S. V., i cili ndodhet  nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll