Aktualitet

Pastrimi i territorit, Rama në Durrës: Lezha shembull!Gjoba për ata që hedhin mbetje

20 Nëntor 2021, 13:58 Nga DOSJA
Pastrimi i territorit, Rama në Durrës: Lezha shembull!Gjoba për

DURRËS-Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaron zhvilluan ditën e sotme një takim me kryetarët e bashkive dhe prefektët e qyteteve bregdetare për pastrimin e territorit.

Gjoba ishte ajo që u paralajmërua nga kryeministri Edi Rama për personat që hedhin mbeturinat në rrugët kombëtare apo ata që i hedhin nga dritarja e makinës. Rama shtoi se duhet adresuar edhe ajo që qytetarët e kanë kërkuar me ngulm, vendosjen e gjobave për ata që hedhin plehrat në ambiente publike. Rama u kujdes ta përsëriste se gjoba do të jetë shumë e lartë, pasi vetëm kështu kanë efekt. Rama tha se nuk do të miratohet asnjë buxhet bashkie nëse nuk do të ketë një fond të caktuar për menaxhimin e mbetjeve.

Një nga kryebashkiakët i cili u përmend si më shembullur, Pjerin Ndreu tha se bashkia ka bashkëpunuar me bizneset, që i kanë mbledhur vetë mbetjet dhe i kanë nxjerrë në orare të caktuara që t’i marrë makina, ndërkohë që dhe vetë qytetarët janë ndërgjegjësuar.

Ministrja Mirela Kumbaro njoftoi se javën tjetër do të miratohen dy VKM për funksionimin e plazheve dhe pastrimin e territorit. Gjithashtu, ajo tha se të hënën të gjithë bashkive do t’u dërgohet një letër me rregullat e reja për menaxhimin e mbetjeve.

ZHVILLMET ORË PAS ORE

VD-“Të bëhet mbetja e diferencuar për të gjithë territorin”, Ademi: Deri në mars…

VD-“Mund të eleminojmë 5pika grumbullimi të mbetjeve”, Ademi: Problem dhe fasoneritë

 

‘Shkatërrimi i turizmit’,Rama:Qëndrim i prerë ndaj muzikës, po kthehet në ferr audio

ULTIMATUM, Kumbaro: Deri më 30 nëntor afat për dorëzimin e koordinatave të plazheve

Tragjedia në Velipojë, Rama:Të mbarojë historia e atyre që vijnë për të marrë plazhe

‘Çelësi i suksesit’ i Bashkisë Lezhë, Ndreu: Treguam agresivitet, vendosim orare

Rama: Shkuam për të luajtur basketboll, më erdhi inspektori në hotel për një lule

‘Nuk ka mbështetje speciale nga ne’,Rama-kryebashkiakëve: Ndiqni shembullin e Lezhës

VD-Menaxhimi i mbetjeve! Rama:Qytetarët hedhin mbeturina nga mjetet, duhen gjobat

VD-Leli pastroi plehrat dy orë para mbërritjes së tij, Rama: Bëjnë sikur punojnë

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama mirela kumbaro rama në durrës edi rama mirela kumbaro rama në durrës

Sondazh

Poll