Aktualitet

VIDEO:Me kallash e të maskuar,3 persona kërcënojnë të rinjtë brenda lokalit në Milot

19 Nëntor 2021, 18:36 Nga DOSJA
VIDEO:Me kallash e të maskuar,3 persona kërcënojnë të

KURBIN– Një ngjarje e rëndë që mund të shënonte dhe viktima ka ndodhur brenda një lokali në rrugën e vjetër Lezhë-Milot. Tre persona të maskuar dhe armatosur me kallashnikov kanë hyrë në ambientet e një lokali duke kërcënuar 4 të rinj të tjerë që ndodheshin brenda ambienteve. Siç duket qartësisht edhe nga pamjet që kanë kapur kamerat e sigurisë, të publikuara nga “Panorama.al”, ngjarja ka ndodhur më 13 nëntor. Në pamje duken tre personat me automatik në krah dhe njëri prej tyre u afrohet të rinjve dhe ju kërkon mjetet e identifikimit.

Pasi u kontrollojnë identitetin, personat e maskuar dhe të armatosur dalin nga lokali dhe largohen, ndërsa të rinjtë ulen sërish të pashqetësuar në karriget e tyre. Ndërkohë në Policinë e Lezhës mësohet se nuk ka patur asnjë denoncim në lidhje me rastin, por as pas publikimit të pamjeve nuk ka asnjë reagim zyrtar se cilët janë tre personat me maska që bëjën “ligjin” gjatë natës. Cila ishte arsyeja që hynë në lokal, ndërkohë që dallohet se nuk kanë grabitur asgjë?

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kurbin policia e kurbinit kurbin policia e kurbinit

Sondazh

Poll