Aktualitet

Vuante nga probleme të shëndetit mendor, një 65-vjeçar dërgohet i vdekur në spital

19 Nëntor 2021, 21:03 Nga DOSJA
Vuante nga probleme të shëndetit mendor, një 65-vjeçar

GJIROKASTËR – Policia e Gjirokastrës konfirmon se një 65-vjeçar është dërguar në spitalin e qytetit pa shenja jete. Raportohet se shtetasi është F.K. Sipas informacioneve, ai vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe konstatohet se ai ka konsumuar medikamente përpara se të vdiste. Urgjenca e Spitalit shkoi në fshatin Asim Zeneli ku jetonte i ndjeri për t’i dhënë ndihmën mjekësore. Gjatë transportimit për në spital, ai u soll i vdekur.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së F.K.

NJOFTIMI I POLICISË

Rreth orës 20:10, njoftohemi nga Urgjenca e Spitalit Gjirokastër se ka shkuar në fshatin “Asim Zeneli” pasi është njoftuar për t’i dhënë ndihmën mjekësore shetetasit F. K., 65 vjeç (i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor) por në Spitalin Rajonal Gjirokastër ky shtetas ka mbërritur i pajetë.

Nga kqyrja paraprake e trupit nuk vërehen shenja dhune, gjithashtu dyshohet se ky shtetas ka konsumuar medikamente. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster probleme te shendetit mendor vdes 65-vjecari gjirokaster probleme te shendetit mendor vdes 65-vjecari

Sondazh

Poll