Aktualitet

VD-“Mor më vrit, s’dua të bëhem një engjëll”/ Homazhe për vogëlushin Mateo nga Fieri

19 Nëntor 2021, 18:17 Nga DOSJA
VD-“Mor më vrit, s’dua të bëhem një

TIRANË- Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë, për të ndezur një qiri për për vogëlushin 8-vjeçar Mateo. I mituri u vra mizorisht të martën nga fqinji i tij monstër, Klodian Çalamani. Me pankarta në duar: Mos më vrit unë nuk dua të bëhem ëngjëll, të rritur por edhe fëmijë janë lutur për Mateon, ndërkohë që kërkojnë ndëshkimin maksimal për 38-vjeçarin.

Ndërkohë që Klodian Çalamani, vrasësi i 8-vjeçarit Mateo Vasiu në Grecalli të Fierit, është izoluar prej mbrëmjes së 18 nëntorit në paraburgimin e Vlorës. Kjo për të shmangur sulmet që mund të bëjnë ndaj tij të gjithë të paraburgosurit e tjerë.

E gjitha pasi ai, më 16 nëntor rrëmbeu, vrau dhe më pas varrosi në oborrin e banesës së tij të miturin, por u arrestua në të njëjtën ditë. Ndërkohë që ngjarja ka tronditur të gjithë vendin, duke bërë që familjarët por edhe qytetarë të nisin një peticion për mbledhjen e firmave, në mënyrë që në vend të rikthehet dënimi me vdekje.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet mateo vasliu vritet i mitur ne fier mateo vasliu vritet i mitur ne fier

Sondazh

Poll