Aktualitet

EMRI/ “Hape rrugën se…”, kapet 32-vjeçari që tentoi të vriste të riun në Kamëz

19 Nëntor 2021, 12:29 Nga DOSJA
EMRI/ “Hape rrugën se…”, kapet 32-vjeçari që

KAMËZ– Esat Selimaj, 32 vjeç, banues në Kamëz është vënë në pranga pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë një 23-vjeçar pas një sherri të ndodhur mbrëmjen e kaluar në sheshin me emrin “Nënë Tereza” në Kamëz. Mësohet se e gjithë ngjarja ka nisur për shkak se Selimaj pretendonte se 23-vjeçari i kishte zënë rrugën me makinën e tij. “Hape rrugën“, mësohet të ketë thënë 32-vjeçari por pas kundërshtimeve të personit me inicialet I.I., i dënuar më herët për vjedhje, ai ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në drejtim të të riut. 

Selimaj ka qenë në një distancë prej 50 metrash dhe plumbi i dalë nga arma e tij nuk e ka kapur 23-vjeçarin. Të dy të rinjtë janë shoqëruar në komisariat, por personi me inicialet I.I., nuk ka treguar se Selimaj ka qëluar në drejtim të tij me armë zjarri. Kontrollet në vendin e ngjarjes kanë bërë që të zbulohet gëzhoja dhe të zbardhet ngjarja e nisur mbrëmjen e kaluar. Arma është sekuestruar ndërsa Selimaj akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Njoftimi i policisë: 

Policia zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmë në bulevardin “Nënë Tereza”, në Kamzë dhe parandalon përshkallëzimin e një konflikti me pasoja të rënda për jetën. Kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari, i cili për motive të dobëta qëlloi me pistoletë për ta vrarë një shtetas, pas një konflikti të çastit. Policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 32-vjeçari qëlloi në drejtim të 23-vjeçarit. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme për një konflikt të çastit të ndodhur në bulevardin “Nënë Tereza”, në Kamzë, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale u bë e mundur zbardhja e konfliktit dhe parandalimi i mëtejshëm i këtij konflikti me pasoja të rënda për jetën.

Si rezultat u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, i shtetasit E. S., 32 vjeç, banues në Kamzë. Ky shtetas, në bulevardin “Nënë Tereza”, në Kamzë, dyshohet se ka qëlluar për motive të dobëta, me armë zjarri në drejtim të shtetasit I. I., 23 vjeç, banues në Bathore, i dënuar më parë për vjedhje. Shtetasi E. S., në një distancë rreth 50 metra, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit I. I., i cili në momentet e para, nuk e ka deklaruar këtë fakt në Polici. Shërbimet e Policisë, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe më pas gjatë arrestimit të shtetasit E. S., kanë gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit pistoletë me fishekë luftarak. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll