Aktualitet

Kamp refugjatësh në Shqipëri? Ambasadori Qirko për “The Guardian”: Lajm i rremë!

18 Nëntor 2021, 16:54 Nga DOSJA
Kamp refugjatësh në Shqipëri? Ambasadori Qirko për

BRITANI E MADHE – Ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe Qirjako Qirko kundërshton kategorikisht lajmin e publikuar në “ The Times” se vendi jonë do të krijojë një kamp refugjatësh që tentojnë të kalojnë kanalin e La Manshit.


“Është totalisht e rreme. Ata nuk përmendin asnjë fjalë në lidhje me realitetin dhe shkruajnë atë që duan. Jam avokat. Shqipëria nuk ka asnjë juridiksion të vendosë nëse një emigrant është i ligjshëm apo jo. Konventa ndërkombëtare ka përcaktuar gjithçka në detaje për proçesin e llogaritjes së azilkërkuesve. Vendosin gjykatat britanike, jo shqiptare”,
shprehet ambasadori shqiptar.

Për Times, Qirko shkruan se “nuk ka asnjë bisedë dypalëshe midis qeverive të Britanisë dhe Shqipërisë në lidhje me qendrat e strehimit të emigrantëve të paligjshëm që kalojnë Kanalin Anglez. Qeveria shqiptare nuk do të pranojë kurrë hapjen e qendrave të tilla për emigrantët e paligjshëm që shkelin ligjet ndërkombëtare”, shkruhet në letrën e dërguar nga ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe për “The Times”.

Marrë nga “Guardian”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll