Aktualitet

Shqipëria vend azilantësh? Rama e mohon: Nuk do jemi kurrë!

18 Nëntor 2021, 09:59 Nga DOSJA
Shqipëria vend azilantësh? Rama e mohon: Nuk do jemi kurrë!

TIRANË– Kryeministri Edi Rama mohon kategorikisht se Shqipëria do të jetë një vend që do presë azilantët nga vendet e pasura.

Shqipëria nuk do jetë kurrë një vend ku vende shumë të pasura do të krijojnë kamp për refugjatë’– u shpreh Rama teksa doli nga mbledhja me krerët e degëve të Partisë Socialiste.

Më tej, kreu i qeverisë deklaroi se patronazhistët janë aset i pazëvendësueshëm për partinë, ndërkohë që për satelitët, ai ftoi gazetarët që të jenë të pranishëm kur të ngrihen në mars.

‘Patronazhistët janë një aset i pazëvendësueshëm jo vetëm i PS-së por i të gjithë partive që funksionojnë të tilla dhe fitojnë. Nuk diskutohet që do të aktivizohem. Koston për satelitët do ta themi në mars kur të ngrihet dhe sateliti i parë”- tha Rama.

Ditën e sotme media ‘The Times’ publikoi një artikull ku thuhej se në Shqipëri do të vijnë emigrantët që futen në Angli. Në artikull bëhet e ditur se kanë nisur diskutime me qeverinë Rama 3.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama emigrantet ne angli strehoen ne shqiperi edi rama emigrantet ne angli strehoen ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Nëntor 2021, 09:47

Qeveria del në Evropë me maskat që nuk i njeh BE

ITALI– Kryeministri Edi Rama dhe një pjesë e kabinetit të tij kanë shkuar në Itali, për të zhvilluar një vizitë zyrtare, ku edhe ka marrë një pjesë të min...