Aktualitet

VD-Rrëqeth halla e Mateos së vogël:A futet në gropë ai engjëll,një gonxhe e pa çelur

18 Nëntor 2021, 09:21 Nga DOSJA
VD-Rrëqeth halla e Mateos së vogël:A futet në gropë ai

FIER– Halla e Mateo Vasiut, 8-vjeçarit që u vra në mënyrë makabre nga Kodian Çalamani dhe u gropos në oborrin e shtëpisë së tij ka rrëqethur me fjalë që ka thënë para të gjithë të pranishmëve në dyert e Gjykatës së Fierit. E ndodhur bashkë me prindërit e Mateos së vogël, ajo thotë se vrasësin e nipit të saj e ushqenin dhe e mbanin afër e nuk prisnin që t’ua kthente në këtë mënyrë.


“A shihen këta prindër kështu more me lot në sy, a shihen dot me zemrën e thyer….Ia coi bukën në shpi, ne e mbanim me bukë kriminelin, ai na bëri atë që s’e prisnin Bënte sikur fliste në telefon, a e gjetët djalin. Djalin kush e di ku do na e kishte hedhur natën, s’do gjenim as kufomën. Varja, a nuk ka një dënim me varje? Në burg ai do jetë si hotel, me krevat, me ushqim, me dhomë. Ku futet në grop, ai engjëll, ai ishte një gonxhe e pa çelur, ai rritej dhe zbukurohej çdo ditë. Të vijë një dorë e krimineli që të na marrë djalin, duam vetëm varje. Të çohet populli, se kemi dhimbje shumë të madhe, na qan zemra, se lotët na janë thanë, vetëm të hyni në zemrat tona. Rama del dhe thotë nuk ka ligj me varje, po pse mo kryeministër, sot e bëri me ne, nesër dikur tjetër. Pse të lëndohemi ne, pse. I vari Sali Berisha dy, ishte shembull. Ky është shembulli, edhe vëllai im të jetë, le të varet në mes të Fierit. Të na e kishte marrë Zoti ia kishim bërë hallall, hallall ia bënim,”- thotë ajo. 

LAJM KRYESOR:Vrasja e Mateos! Çalamani në burg, familja e vogëlushit kërkon varjen (ZHVILLIMET)

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll