Aktualitet

Çalamani u la në burg, nëna e Mateos: Këtu jam çdo ditë, e dua të varur

18 Nëntor 2021, 10:35 Nga DOSJA
Çalamani u la në burg, nëna e Mateos: Këtu jam çdo

FIER– Nëna e Mateo Vasiut kërkon që autori i vrasjes së të birit të varet në mes të qytetit. Pas caktimit të masës ‘arrest me burg’ nga Gjykata për autorin, nëna e 8-vjeçarit, me lot në sy u shpreh se nuk do jetë e qetë derisa të marrë hakun. Nëna u shpreh se autori ka deklaruar përballë policisë se trupi i të miturit mund të jetë copa copa në tokë.

“Do qetësohem kur të varet në mes të Fierit. Duan ta varin ta djegin, më mori një foshnjë, një 8-vjeçar. Ma ndahu nga shokët e shoqet. Na hoqi nga shkolla. Ma gënjeu ma mashtroi…I tha; ‘Mateo më bli një bukë’. Ia çoi. I tha ‘do iki te shpia se kam vëllain sëmur’, por si i kërkoi të futej brenda. Ja futi me lopatë dhe e la të vdekur. Ma groposi i hodhi dhe nga lart dhe sikur nuk ndodhi gjë. Kur shkoi në polici tha se; do e gjeni më duket copa-copa. Unë dua ta ndjekin tani në mes të Fierit të jem e ngopur dhe t’i them çunit që; ‘e mora hakun’. Unë do rri këtu, nuk iki unë si nënë.”, tha ajo.

LAJMI KRYESOR:Sot jepet masa e sigurisë për Çalamanin! TENSIONE në Gjykatë,familja e Mateos e pret

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet tensione ne gjykaten e fierit vritet i mituri ne fier tensione ne gjykaten e fierit vritet i mituri ne fier

Sondazh

Poll