Berisha për Bashën: Peng i Ramës, tani e drejton Tao më shumë
2 Qershor, 13:11
'Është dita...
Aktualitet
‘Times’: Anglia në bisedime të fshehta me qeverinë ‘Rama 3’ për kampin e refugjatëve
18 Nëntor 2021, 08:23Nga DOSJA
TIRANË-Emigrantët që tentojnë të shkojnë në Britani mund të akomodohen në një qendër azili në Shqipëri. Kjo marrëveshje e cila është në plan nga ministrat britanikë është kthyer sërish në qendër të vëmendjes nga mediat e huaja. Tashmë ‘The Times.co.uk, raporton se ministrat janë duke diskutuar që të hapin qendrat e azilit në Tiranë. Fillimisht kjo marrëveshje u mohua nga ministrja e jashtme Olta Xhaçka e cila e përgënjeshtroi këtë lajm, mirëpo media e huaj thotë se bisedimet janë duke u zhvilluar me qeverinë ‘Rama 3’.
PJESË NGA ARTIKULLI:
Ministrat po diskutojnë hapjen e një qendre azili në vendin e Evropës Lindore, e cila besojnë se do të vepronte si një pengesë për emigrantët që kalojnë nga Franca veriore . Kushdo që kërkon azil në Britani pasi arrin në rrugë të paligjshme, si me gomone dhe varka të vogla, do të dërgohet në qendrën e re brenda shtatë ditëve, sipas Times . Megjithatë, projekti do t’i kushtonte taksapaguesit britanik 100,000 £ për emigrant për fluturime dhe akomodim.
“Kjo është shpresa jonë e vetme, pasi asgjë tjetër nuk po funksionon”, tha një ministër i paidentifikuar për gazetën.
Bisedimet diskrete me qeverinë në Tiranë për ngritjen e një qendre azili janë duke u zhvilluar. Pas një sërë zhgënjimesh në bisedimet me vendet e tjera për të pritur emigrantët, shpresat e kabinetit për një marrëveshje me Shqipërinë po rriten.
Një muaj më parë, media ‘The Sun’ po ashtu raportoi të njëjtin artikull se Shqipëria do të kthehej në një vend azilantësh për të gjithë emigrantët që tentonin të shkonin në Angli. Ata do të qëndronin në disa vende të posaçme në Tiranë, deri në momentin e përfundimit të procedurave.
“The Sun” shkruante se : Emigrantët që kalojnë Kanalin me anije të vogla nga Franca do të ndalohen në Shqipëri sipas një marrëveshje të re. Sipas medias britanike, Sekretarja e Brendshme britanike Priti Patel shpreson se kjo gjë do të pengojë emigrantët që planifikojnë të bëjnë kalimin e rrezikshëm.
Lajmi u përgënjeshtrua nga Kryeministria. Drejtori i Komunikimit Endri Fuga, tha një muaj më parë se ky nuk është një lajm i vërtetë dhe se Shqipëria nuk do të pres emigrantë ilegalë për llogari të vendeve të treta dhe se hapja e dyerve për 4 mijë afganë është bërë karshi traditës së shqiptarëve. Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka kërkoi në atë kohë përgënjeshtrimin e menjëhershëm të lajmit që sipas saj ishte i rremë.
ITALI– Kryeministri Edi Rama dhe një pjesë e kabinetit të tij kanë shkuar në Itali, për të zhvilluar një vizitë zyrtare, ku edhe ka marrë një pjesë të min...
TIRANË– Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve mbi rastet e abuzimit seksual apo vrasj...
FIER– Qytetarët e ardhur në mbështetje të familjarëve, njëzëri kërkojnë që autori i vrasjes të dënohet me varje. Familjarët e Mateo Vasiut kanë nisur një ...
FIER– Një prej qytetarëve ka shpërthyer në lot teksa është intervistuar nga gazetarët. Ai është shprehur se është prind vetë ndaj kërkon dënimin maksimal ...