Furgoni tensionon familjarët, vëllai i Mateos hidhet nga porta, kërkon vrasësin
FIER– Tensione sërish në dyert e Gjykatës së Fierit. Mbërritja e një furgoni ka bërë që familja e Mateo Vasiut dhe të gjithë qytetarët që kanë ardhur për ...
FIER– Famijarët e Mateo Vasiut, 8-vjeçarit që u vra dhe u gropos në oborrin e shtëpisë nga Klodian Çalamani e kanë shumë të qartë dënimin që duan t’i japin vrasësit, varje dhe djegie në mes të qytetit. Të vënë në dijeni se sot do të jepej masa e sigurisë për ‘monstrën e Fierit’ ata janë shfaqur që në orët e para në dyert e Gjykatës së Fierit dhe kanë pritur që Çalamani të vinte në atë sallë dhe që ata vetë ta merrnin hakun për vrasjen e vogëlushit. Duke thyer xhamat, familjarët e Vasiut janë futur me dhunë brenda ambienteve të Gjykatës deri në holl, por pasi kanë parë që aty brenda nuk ndodhej Çalamani, kanë zbritur në oborr.
Të pikëlluar nga humbja e madhe, familja e Mateos, të njohur e më shumë se 100 qytetarë që nuk kishin asnjë lidhje me viktimën, janë filmuar teksa kontrollonin një e nga një furgonët e policisë për të parë nëse brenda tyre ndodhej vrasësi. Në prononcime të hëerëpashershme për media, të afërmit e vogëlushit kanë bërë thirrje për varje në mes të Fierit të Çalamanit e djegien e tij për së gjalli. Vetë nëna e 8-vjeçarit është dëgjuar të thotë se vetëm në atë mënyrë do të ketë mundësi të shkojë e t’i thotë të voglit se ia ka marrë hakun.
Vëllai i Mateos është filmuar teksa hidhet nga porta e Gjykatës së Fierit dhe drejtohet për tek një furgon policie për të parë nëse brenda ishte Çalamani. Një nga policët e ka marrë dhe e ka përqafuar 14-vjeçarin për ta qetësuar dhe më pas e ka çuar që të shohë vetë brenda mjetit për të vërtetuar se aty nuk ndodhej vrasësi i vëllait të tij të vogël. Pikërisht këto tensione kanë bërë që masa e “arrestit me burg” të caktohet në mungesë për 38-vjeçarin duke mos e sjellë fare në sallën e gjyqit. Pavarësisht vendimit të Gjykatës, nëna e Mateos ka kërkuar djegien e tij në mes të qytetit.
“Këtu jam çdo ditë, e dua të djegur në mes të qytetit,”- ka thënë ajo ndër të tjera për mediat.
Ata kanë nisur edhe të mbledhin firma për të bërë një peticion që tu mundësojë varjen e Çalamanit në mes të qytetit. Familjarët janë shprehur ndër të tjera se nga Gjykata do të zhvendosen pranë Komisariatit të Fierit ku dhe ndodhet 38-vjeçari dhe do të kërkojnë drejtësi për Mateon. Çalamanin e ka braktisur edhe avokati. Erlis Nakollari, i cili ishte caktuar nga shteti për të mbrojtur vrasësin e vogëlushit, është tërhequr nga çështja.
Si ndodhi krimi makabër në Fier?
Klodian Çalamani thërriti mëngjesin e të hënës Mateon që ishte nisur për në shkollë dhe i kërkoi që t’i blinte bukë. Me biçikletën e tij, Mateo shkoi bleu bukën dhe erdhi e ia solli 38-vjeçarit në banesë, nga ku nuk doli më kurrë. Sipas dëshmisë së dalë nga vetë Çalamani ka qenë një ofendim i Vasiut që ka bërë që 38-vjeçari ta godiste me kazëm pas koke. Më pas, ai i ka lidhur duar e këmbë të voglit dhe e ka groposur pranë banjos së jashtme të shtëpisë së tij. Nëna e Mateos e priste në shtëpi, por pavarësisht se 8-vjeçari nuk kishte shkuar në shkollë në mëngjes, denoncimi në polici është bërë vetëm pasdite. Dëshmitë se Mateo ishte parë për herë të fundit me Çalamanin çuan policinë në shtëpinë e tij dhe gjetën trupin e të voglit të mbuluar me baltë. 38-vjeçari ishte duke pirë alkool edhe në momentin që u arrestua. Ai e ka pranuar krimin e rëndë dhe ka treguar se si e ka qëlluar të voglin me kazëm në kokë e më pas e groposi.
ZHVILLIMET ORE PAS ORE:
VIDEO-LAJM! Momenti prekës, efektivi përqafon e ngushëllon vëllain e Mateos
Detaje të TMERRSHME/ Çalamani i lidhi këmbët dhe duart Mateos, pastaj e groposi
Furgoni tensionon familjarët, vëllai i Mateos hidhet nga porta, kërkon vrasësin
Qytetari shpërthen në lot: Unë jam baba vetë, ai duhej ekzekutuar
Në pritje të Çalamanit! I gjithë Fieri në këmbë, kërkojnë drejtësi për Mateon
Kërkojnë ta varin! Familjarët e Mateos kontrollojnë çdo makinë policie për vrasësin
Qytetari në Fier: Digjeni! Njëri përdhunon tjetri vret, po sikur të ishte vajza juaj
Tensionet! Gjykata mund të shtyjë seancën për vrasësin e Mateos së vogël
MOMENTI kur familjarët e Mateos futen brenda Gjykatës, presin autorin: Qen!
Rrëqeth halla e Mateos së vogël: A futet në gropë ai engjëll, një gonxhe e pa çelur
PREKËSE! Babai i Mateos: Si më djeg zemra mua, ashtu çika të bëhet ai
Thirrja e familjares së Mateos: Hajdeni ta varim, populli të na mbështesë
Me lot në sy! Familjarët e Mateos:Hajdeni ta varim autorin, i vogli nuk iku nga Zoti
‘Na masakrove djalin’/ TENSIONE në Gjykatë, familjarët e Mateos thyejnë xhamat
(a.b)/dosja.al
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
FIER– Tensione sërish në dyert e Gjykatës së Fierit. Mbërritja e një furgoni ka bërë që familja e Mateo Vasiut dhe të gjithë qytetarët që kanë ardhur për ...
FIER– Dosja.al ju sjell një moment mjaft prekës që është regjistruar e filmuar në ambientet e Gjykatës së Fierit. I pikëlluar nga humbja e vëllait të tij ...
FIER– Shokët e Mateo Vasiut nuk kanë shkuar në shkollë si çdo ditë sot. Ata kanë mbërritur në Gjykatën e Fierit ku pritet të jepet masa e sigurisë ...
FIER– Familjarët e Mateos Vasiut, 8-vjeçarit që u vra dhe u gropos nga Klodian Çalamani duan të shohin me çdo kusht vrasësin e të vog...
FIER– Frika se mos familjarët e Mateo Vasiut mund të shkaktojnë një tjetër tragjedi ka bërë që Gjykata e Fierit të nisë diskutimet për shtyrjen e seancës ...
FIER– Trupa e Gjykatës së Fierit ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Klodian Çalamanin, autor i vrasjes së Mateo Vasiut. Mas...
TIRANË – Një zjarr ka rënë ditën e sotme në orën 8:53 të mëngjesit në rrugën “Teodor Keko” në zonëne Astirit, në Tiranë. Kati i 6 i një p...
TIRANË– Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar hetimet e SPAK dhe ka kaluar sërish për rigjykim çështjen për Edlira N...
TIRANË– Detaje të tmerrshme janë zbuluar nga vrasja makabre e të mituri Matoe Vasiut në Fier. Mësohet se autori, Klodian Çalamani pasi e ka vr...
TIRANË – Policia e Tiranës ka njoftuar ditën e sotme se nëpërmjet operacionit policor “Krasta” është arrestuar një 18-vjeçar dhe ë...