Aktualitet

Furgoni tensionon familjarët, vëllai i Mateos hidhet nga porta, kërkon vrasësin

18 Nëntor 2021, 09:46 Nga DOSJA
Furgoni tensionon familjarët, vëllai i Mateos hidhet nga porta,

FIER– Tensione sërish në dyert e Gjykatës së Fierit. Mbërritja e një furgoni ka bërë që familja e Mateo Vasiut dhe të gjithë qytetarët që kanë ardhur për t’i mbështetur të dalin në dyert e Gjykatës së Fierit duke menduar se brenda tij ndodhej vrasësi Klodian Çalamanit.

Edhe pse forcat e policisë dëgjohen që tu thonë që brenda furgonit nuk ndodhet 38-vjeçari, kjo gjë nuk i ka ndaluar familjarët e të voglit të ndjerë.

Në një moment filmohet vëllai i Mteso që hidhet nga porta e Gjykaës së Fierit. Forcat e policisë e mbajnë nga krahët. Një prej efektivëve e ka marrë dhe e ka çuar tek dera e furgonit në mënyrë që vetë vëllai i 8-vjeçarit të shikonte që brenda në furgon nuk ishte vrasësi i vëllait të tij.

LAJM KRYESOR:Vrasja e Mateos! Çalamani në burg, familja e vogëlushit kërkon varjen (ZHVILLIMET)

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll