Aktualitet

Krerët e degëve në seli për Kuvendin, Basha paralajmëron Berishën: Do përjashtohesh!

17 Nëntor 2021, 09:18 Nga DOSJA
Krerët e degëve në seli për Kuvendin, Basha

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë paralajmërimin e fundit nga selia blu; të gjithë ata që do të shkelin vendimin e Kryesisë së Partisë Demokratike do të përjashtohen! Përfshirë edhe liderin historik të PD-së, Sali Berisha! Në takimin që ka nisur prej orës 16:00 dhe ka zgjatur 6 orë me 71 krerët e degëve të PD-së, duke i bërë me dije se janë para dy zgjidhjeve; ose në krah të partnerëve strategjikë (SHBA dhe BE), ose do të shpallen parti “non grata”. 

Për të bërë më të besueshëm kërcënimin e tij, Basha citoi nenin 27 i statutit të PD, i cili i përcakton sanksionet dhe tre masat disiplinore ndaj deputetëve, të cilët dëmtojne interesat elektoralë apo politikë të partisë: paralajmërim, pezullim dhe përjashtim. Aktualisht Sali Berisha është pezulluar nga grupi parlamentar por Lulzim Basha kërcënon me ashpërsim të masës disiplinore, duke sjellë vetëm një përfundim; përjashtimin e tij nga Partisë Demokratike.

Po ashtu, gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh i prerë se të gjithë ata duhet të njoftonin strukturat dhe delegatët për pasojat e vendimeve të tyre, duke e cilësuar të papranueshme pjesëmarrjen e tyre në Kuvendin e 11 dhjetorit. Ai shtoi se i vetmi Kuvend i ligjshëm që do të mbajë PD-ja do të jetë ai që do të zhvillohet në datë 18 Dhjetor.

Pasi përfundoi me paralajmërimet, kryedemokrati u kërkoi drejtuesve të degëve që të fillojnë përgatitjet për “Kuvendin e vërtetë dhe legjitim të PD-së” dhe të sqarojnë delegatët se në Tiranë do të duhet që të mblidhen vetëm më 18 dhjetor. Ndërkohë që gjatë mbledhjes, një pjesë e kryetarëve të degëve kanë kërkuar gjetjen e një gjuhe kompromisi mes tij dhe Sali Berishës, për t’u përballur me atë që ata e kanë quajtur një armik të përbashkët: kryeministrin Edi Rama.

Në fund të takimit mes demokratëve, në një deklaratë për mediat që ndodheshin jashtë selisë doli sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, i cili sqaroi se në mbledhje kishte pasur thuajse një “unitet” mes tyre. Por veçoi 5 krerët e degëve: Vlorë, Devoll, Fushë Krujë, Paskuqan dhe ai i degës 1 në Tiranë, të cilët sipas Bardhit kishin disa shqetësime, por në fund u “sqaruan”. Megjithatë ky është vetëm versioni i Bardhit, pasi po ashtu për mediat, kreu i demokratëve të Vlorës, Genc Deromemaj nuk bëri hapa pas, duke deklaruar pjesëmarrjen e tij në Kuvendin e thirrur më 11 dhjetor nga Berisha.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Mbledhja me kryetarët e degëve të PD-së, zbulohen disa prej kritikave ndaj Bashës

 

I del kundër Bashës/ Kreu i PD në Vlorë: Vendimi është marrë, mblidhemi në 11

‘5 kishin shqetësime’/ Bardhi: Ja kush ishin krerët e degëve të PD që u ‘sqaruan’

Takimi me kryetarët e degëve, Bardhi: Duam të jemi transparentë, 5 kishin shqetësime

Basha-demokratëve: Kemi vetem 2 zgjidhje, mund të shpallemi parti ‘non grata’

“S’njeh asnjë institucion”, Basha: Berisha do ta kthejë PD në mburojë përballë SHBA

Basha POROSI me kryetarëve të degëve të PD: Rama, kundështari ynë i përbashkët

(a.b.k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike kuvendi kombetar i pd lulzim basha kuvendi kombetar i pd lulzim basha

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Nëntor 2021, 20:55

Zjarr në një servis makinash në Gjirokastër

GJIROKASTËR– Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një pikë servisi makinash në qytetin e Gjirokastrës. Nga të dhënat e para rezulton se zjarri ësh...